Kovaçevski në takim me sektorin civil: Vendimet i marrim në partneritet dhe interes të të gjithë qytetarëve
Shkup, 1 korrik 2022 (MIA) - Qeveria nuk ka dyshime për drejtimin strategjik të shtetit dhe vendimet që do të merren do të jenë në anën progresive, me mbrojtje të qartë të gjuhës dhe identitetit tonë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. në takimin e sotëm me përfaqësues të sektorit civil, ekspertë nga fusha të ndryshme, profesorë dhe analistë politikë për propozimin evropian për integrimet evropiane të Maqedonisë.
Në konferencë u diskutua për propozimin evropian për prosperitetin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Kovaçevski theksoi se Qeveria në partneritet, përmes dialogut dhe konsultimit merr vendime në interes të së ardhmes së të gjithë qytetarëve.
Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga sektori civil dhe opinioni ekspert në këto momente kyçe për vendin. ls/