Kovaçevski në takim me patriarkun Vartolomej
- Në kuadër të vizitës së tij në Stamboll, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot vizitoi Patriarkanën Ekumenike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:44, 15 korrik, 2023

Shkup, 15 korrik 2023 (MIA) - Në kuadër të vizitës së tij në Stamboll, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot vizitoi Patriarkanën Ekumenike.
Siç theksohet në ueb faqen e Patriarkanës Ekumenike, kryeministri Kovaçevski u prit nga patriarku ekumenik Bartolomej, me të cilin pati rast të bisedojë në një atmosferë miqësore për tema me interes të përbashkët.
Kovaçevski vizitoi dhe u përkul në tempullin patriarkal kushtuar Shën Gjergjit Fitimtar, qëndron në ueb faqen e Patriarkanës Ekumenike. ar/