• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski në drekë pune të nivelit të lartë në Forumin Ekonomik Botëror

Kovaçevski në drekë pune të nivelit të lartë në Forumin Ekonomik Botëror

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mori pjesë në një drekë pune me elitën botërore të biznesit dhe politike, në organizim të Forumit Ekonomik Botëror në Nju-Jork.

Në tubim morën pjesë përfaqësues të lartë në nivel politik nga vendet e G7, Evropës, Azisë dhe rajonit, si dhe të kompanive multinacionale botërore udhëheqëse, mes të cilave të Amazonit, Masterkard dhe të tjera. 

 Siç bënë të ditur nga pres shërbimi qeveritar, në drekë është biseduar për mënyrat për përforcimin e  besimit bazë të nevojshëm për përparimin e agjendës së përbashkët globale në kontekstin e tanishëm sfidues gjeopolitik, në të cilin nevojitet të ruhet dhe të arrihet përparim në prioritetet kritike ekonomike, ekologjike dhe shoqërore.

 "Në drekë, kryeministri Kovaçevski realizoi disa kontakte të rëndësishme në drejtim të vendosjes apo vazhdimit të bashkëpunimit ekonomik", informuan nga Qeveria. 

 Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR