Kovaçevski: Mund vetëm ta konfirmoj deklaratën e O'Brajan për Mickoskin
- Nuk do ta komentoj deklaratën e O'Brajan, do ta konfirmoj, kur dikush ju ofron diçka që nuk e keni parë dhe në atë bazë dëshiron ta marrë vëmendjen tuaj, atëherë ajo është një gënjeshtër e madhe, tha kryeministri dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve sot gjatë vizitës së punës në Makedonski Brod.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:04, 2 dhjetor, 2023
Shkup, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Nuk do ta komentoj deklaratën e O'Brajan, do ta konfirmoj, kur dikush ju ofron diçka që nuk e keni parë dhe në atë bazë dëshiron ta marrë vëmendjen tuaj, atëherë ajo është një gënjeshtër e madhe, tha kryeministri dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve sot gjatë vizitës së punës në Makedonski Brod.
"Teza e tyre është se ata do të kishin ofruar alternativë tjetër, ndërkaq atë alternativë nuk e ka parë askush. Dhe nga ai aspekt kur dikush ju ofron diçka që nuk e keni parë dhe në atë bazë dëshiron ta marrë vëmendjen tuaj, atëherë ajo është një gënjeshtër e madhe, Prandaj mendoj se atë që e kemi nga ana e Qeverisë, partnerëve të koalicionit, BE-ja, praktikisht është mënyrë në të cilën Maqedonia e Veriut do të vgazhdojë drejt integrimeve të BE-së deir në vitin 2030. Me këtë Qeveria pas fitores sonë në zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare deri në vitin 2030 do të bëhemi vend anëtar i BE-së", tha Kovaçevski.
Kovaçevski, siç kumtoi shërbimi për shtyp i LSDM-së, potencoi se opozita vetëm dëshiron ta kthejë shtetin prapa në izolim, duke shtuar se në vend ka bllok proevropian dhe antievropian. ab/