• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Mitreski do ta kryejë funksionin me përkushtim dhe përgjegjësi, në interes të qytetarëve dhe të mirës së shtetit

Kovaçevski: Mitreski do ta kryejë funksionin me përkushtim dhe përgjegjësi, në interes të qytetarëve dhe të mirës së shtetit

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Kryeministri në dorëheqje dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ia uroi zgjedhjen Jovan Mitreskit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë dhe i dëshiroi suksese në punë.

"Jam i bindur se Mitreski do ta kryejë funksionin me përkushtim dhe përgjegjësi, në interes të qytetarëve dhe të mirës së shtetit", shënoi Kovaçevski në Fejsbuk.

Kuvendi sot me 63 vota "pro" dhe 40 "kundër" e zgjodhi Mitreskin për kryetar të Kuvendit pasi paraardhësi i tij Talat Xhaferi ishte propozuar për mandatar të Qeverisë teknike, e cila duhet të zgjidhet të dielën, më 28 janar.

Mitreski, i cili ishte koordinator i deritanishëm i grupit të deputetëve të LSDM-së, do të jetë kryetar i Kuvendit deri në zgjedhjen e përbërjes së re në Parlament pas zgjedhjeve më 8 maj. sa/ 

Foto: Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR