• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Mirësia dhe urtësia të jenë udhërrëfyesi ynë, vendimet e guximshme gjithmonë sjellin sukses

Kovaçevski: Mirësia dhe urtësia të jenë udhërrëfyesi ynë, vendimet e guximshme gjithmonë sjellin sukses

Shkup, 5 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski me rastin e festës së Pashkëve ka dërguar urim deri te besimtarët ortodoksë.

"Qoftë e lumtur dhe e përjetshme festa më e madhe e krishterë, Ringjallja e Krishtit - Pashkët. Uroj deri te gjithë ata që e festojnë ditën e sotme, shëndet, gëzim dhe mirëqenie në shtëpitë e tyre. Bëj thirrje për harmoni dhe unitet në shoqërinë tonë. Në këtë festë madhështore, paçim paqe dhe qetësi në shpirtin tonë, dhe mirësia dhe urtësia qofshin udhërrëfyes për veprat e mira dhe të ardhmen", thuhet në urimin e Kovaçevskit.

Pashkët, theksohet në urim, sjellin forcë të madhe shpirtërore, por edhe mesazh se vendimet e guximshme sjellin gjithmonë sukses.

"Festa e sotme simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, është një mesazh i fuqishëm se vendimet e guximshme sjellin gjithmonë sukses, sidomos kur bëhet fjalë për të mirën e përbashkët. Këto festa të mëdha sjellin forcë të madhe shpirtërore, t'i festojmë gjithmonë bashkë, në gëzim dhe paqe. Krishti u ringjall!”, thuhet në urimin e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Foto: arkivi i MIA-s/LSDM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR