Kovaçevski, Mexhiti dhe Ageler do ta vizitojnë pjesën e rinovuar të Klinikës për gastroenterohepatologji
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot, së bashku me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Prajs Ageler, do ta vizitojë pjesën e rinovuar të Klinikës universitare për gastroenterohepatologji.
- Post By Besnik Shuki
- 07:26, 24 mars, 2023

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot, së bashku me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Prajs Ageler, do ta vizitojë pjesën e rinovuar të Klinikës universitare për gastroenterohepatologji.
Kovaçevski do të shoqërohet nga ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Kryeministri, ministri dhe ambasadorja do të priten nga drejtoresha e Klinikës, prof. dr. Kalina Grivçeva Stardellova. bsh/
Foto: MIA arkiv