• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski me urim për festat e fundvitit: Vlera jonë më e madhe janë njerëzit, me besim, optimizëm dhe maturi do t'i arrijmë qëllimet para nesh

Kovaçevski me urim për festat e fundvitit: Vlera jonë më e madhe janë njerëzit, me besim, optimizëm dhe maturi do t'i arrijmë qëllimet para nesh

Shkup, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në urimin e fundvitit drejtuar qytetarëve thekson se në këtë çast, më së shumti nevojiten besimi, optimizmi dhe maturia.

"Lëma prapa vetes edhe një vit. Vit i cili fare nuk ishte i lehtë. Por megjithatë, duhet të jemi krenarë për të arriturat. Në kuadër të mundësive, bëmë shumë. Në krizën më të rëndë punuam palodhshëm, me përkushtim dhe të fokusuar. Punuam për ta bërë jetën më të mirë. Në mënyrë që të gjithë të kenë më shumë. Dhe më me rëndësi, askush nuk u la vetëm", thekson në video fjalimin e tij kryeministri Kovaçevski.

Ai thekson se rrogat dhe pensionet u rritën në nivel të lartë historik.

"Sot kemi pothuajse 50 prë qind pensione të rritura, kemi rrogë minimale dyfish më të lartë, dhe rrogë mesatare e cila është mbi 600 euro. Them me bindje, edhe rrogat, edhe pensionet, do të vazhdojnë të rriten edhe vitin e ardhshëm! Me masat antikrizë, e mbrojtëm dhe ndihmuam standarin jetësor të fmaiëjeve dhe ndërmarrjeve. Edhe pensionistët, edhe studentët, edhe nxënësit, edhe prindërit e vetëm, edhe më të ndjeshmit mund të mbështeteshin tek ne", theksoi Kovaçevski.

Theksoi se kemi investime të huaja dyfish më të larta, papunësi të ulur dhe punësime të rritura. Për herë të parë pagesa avansi për bujqit.

"Vazhdojmë ta transformojmë vendin në qendër të gjelbër energjetike në Evropë. Bashkarisht arritëm shumë, sepse punuam në mënyrë të palodhshme. Të barabartë dhe solidar! Dhe kështu do të vazhdojmë edhe më tutje. Para nesh na hapësirë të bëjmë akoma më shumë, të jetë akoma më mirë, rrogat dhe pensionet të vazhdojnë të rriten, ndërkaq t'u ndihmojmë edhe më të ndjehsmëve në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe solidare. Sepse ato janë vlerat e vërteta tonat dhe evropiane. Dhe prandaj në këtë moment, më së shumti na nevojitet besim, optimizëm dhe maturi", tha Kovaçevski.

Këtë, siç thekson Kovaçevski, e thotë, jo vetëm si kryeministër, por para së gjithash si qytetar, si baba, bashkëshort, djalë, si njeri i cili të ardhmen e vet e sheh këtu, në shtëpi, në atdhe.

"Na nevojitet e tërë dija të cilën e disponojmë, në mënyrë që t'i arrijmë qëllimet që janë para nesh. Shpesh them se përparësia jonë, vlera jonë më e madhe dhe ana më e fuqishme janë njerëzit, qytetarët tanë. Sepse kemi kapacitet, kemi dije, kemi vullnet për t'i bërë hapat e ardhshëm. TË vazhdojmë edhe më tej ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Ta bëjmë edhe atë që është më me rëndësi - t'i mbajmë të rinjtë këtu. T'i kthejmë ata që u larguan, sepse rruga evropianenë të cilën jemi nisur, ka filluar, dhe nuk ndalet. Duhet të shohim përpara, duhet të lëvizim përpara. Mu rruga evropiane do të sjellë zhvillim dhe të nesërme më të mirë", theksoi kryeministri.

Kovaçevski thotë se është i sigurt se do të ketë të nesërme më të mirë.

"Optimizmin të cilin e ndaj me Ju, është i ndërtuar në baza reale, sepse e di, se gjithçka që duhet, do ta bëjmë bashkarisht. Ky shtet ka njerëz të cilët kanë guxim, dhe energji thellë në vete, të cilët do ta ecin atë rrugë dhe të cilët do të lënë vend më të mirë për fëmijët e tyre, për fheneratat e tanushme dhe të ardhshme. Në fund të kësaj rruge evropiane është shpërblimi i madh, anëtarësimi në Bashkimin EVropian. Rrugë dhe qëllim të cilat do të na mundësojnë demokraci kulminante, drejtësi sociale, sundim funskional të së drejtës. Unë besoj në atë dhe në atë frymë, dhe me mendim pozitiv, Juve dhe familjeve Tuaja ua uroj festat e fundvitit dhe të Krishtlindjes!

Kryeministri në fund të urimit u shprehi falënderim të gjithëve të cilët në këto çaste festive janë në vendet e punës dhe kujdesen për shëndetin dhe sigurinë tonë. ab/

Foto/video: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR