• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Me Ligjin për vendqëndrimin më në fund do t'u jepet fund problemeve shumëvjeçare

Kovaçevski: Me Ligjin për vendqëndrimin më në fund do t'u jepet fund problemeve shumëvjeçare

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Me ligjin për qëndrim përfundimisht do t'i jepet fund problemeve shumëdekadëshe për rregullim ligjor të qëndrimit të personave, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

"E di që deputetët tashmë e kanë miratuar Ligjin për evidencën amë, i cili u mundëson 600 personave të pajisen me certifikatë të librit amë. Ligji i vendbanimit është gjithashtu në procedurë parlamentare dhe pashë që presidenti Pendarovski u takua me z. Misini dhe se po i inkurajon ashtu siç jam edhe unë tani që po i inkurajoj deputetët që ta miratojnë sa më shpejt dhe mendoj se me këtë më në fund do t'u jepet fund problemeve shumëdekadëshe me evidencën e personave të paregjistruar që jetojnë në shtet, por edhe në pjesën e vendbanimit të personave të rregulluar me ligj", tha Kovaçevski.

Sipas kryeministri, bëhet fjalë për procese që duhet të jenë një nga prioritetet e deputetëve para pushimeve vjetore.

Presidenti Stevo Pendarovski informoi se në mëngjes  e ka vizituar aktivistin Suad Misini, i cili dje filloi grevë me etje, që t'u ndihmojë personave të cilët kanë probleme me dokumentet personale.

Ai i tha Misinit se kishte nënshkruar Dekretin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Gjendjen Civile të Qytetarëve.

"Me këto ndryshime u mundësohet mbi 600 qytetarëve tanë të zgjidhin problemet e tyre dhe të marrin dokumente personale. Ndryshimet do të zgjidhin edhe problemin e pashtetësisë së çdo fëmije që do të lindë në vend, sepse ai do të marrë certifikatën e lindjes, pavarësisht nëse prindërit e tij kanë apo jo dokumente personale, shtoi presidenti.

Është e nevojshme, theksoi ai, që sa më shpejt të bëhen ndryshime në Ligjin për vendbanim dhe vendqëndrim, që do t'i mundësojë një kategorie tjetër të cenueshme të qytetarëve që të pajisen me dokumente personale. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR