• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Me ligjin për masa kufizuese do të përfshihen etnitë tona, të sanksionuara konform legjislacionit të SHBA-së Mbretërisë së Bashkuar

Kovaçevski: Me ligjin për masa kufizuese  do të përfshihen etnitë tona, të sanksionuara konform legjislacionit të SHBA-së Mbretërisë së Bashkuar

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Kryeministri, Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se në ndryshimet e Ligjit për masa kufizuese, krahas KB-së dhe BE-së, do të shtohen SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, gjegjësisht etnitë të sanksionuara në pajtim me legjislacionin e tyre.

"Ato duhet të bëjnë praktikisht zhvendosje të diçkaje që e kemi patur, ndërsa bëhej fjalë për etni që janë të sanksionuar konform me KB-në, BE-në dhe tani kjo do të përhapet edhe në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar spese i përket etnive që janë të sanksionuar konform legjislacionit të tyre", deklaroi sot kryeministri Kovaçevski.

Sipas tij, ligji do të thotë harmonizim me legjislacionin tonë dhe në bazë të kësaj personat do të mund të procedohen, të sigurohen dëshmi nga shtetet, të cilët e kanë bërë sanksionimin në pajtim me ligjet e tyre dhe dëshmive që i kanë. Kjo, siç tha Kovaçevski është edhe kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare sepse ne jemi anëtare e NATO-s.     

"NATO nuk është vetëm të vendosni flamur dhe të shihni se jeni vend-anëtar i NATO-s, por ka edhe standarde që duhet të plotësohen dhe ne në pjesën më të madhe të institucioneve tashmë i plotësojmë standardet. Një nga standardet do të jetë ky", theksoi kryeminstri.

Për atë nëse personat dhe firmat që janë në listën e zezë të SHBA-së do të kufizohen që të mos marrin pjesë në tendera shtetërorë, Kovaçevski thotë se tani për tani nuk mund të thuhet.

"Tashmë e kam thënë mendimin tim, se për personat që janë të sanksionuar nga partneri ynë më i madh strategjik, SHBA, BE për arsye të tjera, sepse BE-ja nuk ka një listë sanksionesh si SHBA-ja apo Britania e Madhe, atëherë duhet të zhvendoset edhe në vendin tonë, duke qenë se nuk mundet që në mëngjes të mburremi se jemi miq më të mirë me SHBA-të dhe pasdite të bëjmë gjithçka kundër tyre, kështu që do të duhet të spostohet", tha Kovaçevski, i cili ishte në një ngjarje në Klinikat e Shkupit së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR