• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Me funksionimin e TEC Manastir me kapacitet të plotë nuk do të ketë nevojë për import të energjisë elektrike

Kovaçevski: Me funksionimin e TEC Manastir me kapacitet të plotë nuk do të ketë nevojë për import të energjisë elektrike
Ohër, 18 nëntor 2022 (MIA) - Derisa të korrigjohet defekti i një blloku në TEC Manastir, do të kemi blerje të vogla të energjisë elektrike, por me vënien në punë të bllokut dytë, e së shpejti edhe të tretit, sërish nuk do të kemi nevojë për import, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas inspektimit të sotëm të punimeve të ndërtimit të tunelit në magjistralen Kërçovë-Ohër, ai informoi se është duke u bërë riparimi i gypit të prishur në një nga blloqet në TEC Manastir dhe se defekti duhet të rregullohet për disa ditë. "Dëshiroj të falënderoj të gjithë punëtorët e TEC Manastir, sepse punojnë me teknologji e cila është ndërtuar në vitin 1978 dhe nuk kanë faj që për 31 vjet në Maqedoninë e Veriut nuk është investuar në asnjë kapacitet energjetik. Pasi të bëhet kjo, dy blloqet do të vihen sërish në përdorim, gjegjësisht do të vihen në funksion dy blloqet e TEC Manastir. Pra, nuk bëhet fjalë për përgjegjësi, por për mundin dhe punën e madhe që bëjnë punëtorët dhe menaxherët e TEC Manastir për të mbajtur në funksion TEC Manastir, tha Kovaçevski. TEC Negotino theksoi se nuk po funksionon për shkak të çmimit të lartë të naftës dhe pengesave në funksionimin e gjeneratorit. "Në këtë periudhë kur çmimi në bursë është më i ulët se çmimi i mëparshëm i TEC Negotinë, së bashku me të gjitha ekipet e ekspertëve në dispozicion të shtetit, gjeneratori duhet të rehabilitohet dhe të vihet në funksion kur të krijohen kushtet për këtë në lidhje me çmimin e naftës dhe çmimin e energjisë elektrike në bursa. Termocentrali Oslomej është duke punuar, TE-TO aktualisht është duke punuar me gazin e siguruar nga pronarët e gazit dhe e shesin në tregun e lirë, tha kryeministri. Ai përkujtoi mundësinë e blerjes së gazit me çmim më të ulët se tepricat e Serbisë fqinje. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR