• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski mbetet në qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e rregullt

Kovaçevski mbetet  në qëndrimin  se zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e rregullt

Kishinjev, 1 qershor 2023 (MIA) - Zgjedhjet në shtet janë të përcaktuara sipas ligjit dhe Kushtetutës. Zgjedhjet presidenciale janë në gjysmën e dytë të marsit, zgjedhjet parlamentare janë në gjysmën e dytë të qershorit. Ne vazhdimisht flasim për sundimin e së drejtës, për respektimin e ligjeve, sundimin e demokracisë. Sundimi i demokracisë dhe respektimi i ligjeve është që mbajtja e zgjedhjeve atëherë kur të jetë koha për to, siç bëjnë praktikisht të gjitha shtetet evropiane, deklaroi sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë se kur do të mbaheshin zgjedhjet e ardhshme dhe lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, duke pasur parasysh deklaratën e liderit të opozitës Hristijan Mickoski se VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese në këto kushte. 

Për bisedimet e paralajmëruara me Mickoskin, Kovaçevski tha se këto janë biseda ku bisedohen për  vendime që duhet të merren me qëllim të realizimit të qëllimt strategjik të shtetit, sepse partitë politike dhe deputetët në Kuvend kanë obligim dhe përgjegjësi para qytetarëve që të marrin vendime që mundësojnë një të ardhme më të mirë dhe një standard më të mirë jetese për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

 "Anëtarësimi në BE nuk është qëllim në vetvete, anëtarësimi në BE është qëllim me të cilin   e arrijmë atë që e duan qytetarët. Unë disa herë përsëris, ne kemi pasur një standard jetese më të lartë se edhe nga  Sllovakia, Polonia, Rumania, Bullgaria dhe nga  të gjitha vendet që  më parë kanë qenë pjesë e Traktatit të Varshavës. Ne kemi pasur një standard shumë më të lartë. Sot, ato shtete kanë një standard më të lartë se i yni. Qytetarët tanë shkojnë dhe punojnë në këto shtete. Kjo është vetëm për shkak se këto shtete u bënë anëtare të BE-së dhe shtetet e tyre janë pjesë e tregut të përbashkët të BE-së, i cili është tregu më i madh dhe më i pasur në botë", potencoi Kovaçeski.

 Lidhur me atë nëse është optimist se procesi do të jetë i suksesshëm, kryeministri tha se, edhe vitin e kaluar ka thënë se është një optimist racional dhe se synimi të bëhemi anëtare e BE-së të realizohet.

Në pyetjen se çfarë nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski thotë se “do të kemi të njëjtën që kemi pasur nga viti 2006 deri në vitin 2016”. 

 "Në vend të integrimit do të kemi izolim, ndërsa kemi parë se si duket izolimi. Pa infrastrukturë, shtet të robëruar, liri  të mediave ishim në vendin e 130-të, tani jemi në vendin e 38-të në botë, sundimi i së drejtës, i karakterizuar si regjim hibrid, sot mediat  për një vit kanë kërcyer 19 vende", tha kryeministri Kovaçevski.

Duke iu drejtuar gazetarëve, tha se mediave tani askush nuk u thotë  se çfarë të pyesin, e as si do të duken lajmet. 

 "Askush  nuk ju ka lajmëruar nga kabineti im  çfarë pyetje të më parashtroni,  lirisht mediat  ta rregullojnë politikën e tyre ashtu siç duhet. E njëjta ka të bëjë edhe në pjesët e tjera të pushtetit", tha Kovaçevski.

 Uu rikthye në deklaratën e ambasadorit holandez Dirk Jan Kop i cili, siç tha kryeministri, “u dërgoi një mesazh institucioneve që janë shfrytëzues të ndihmës holandeze që nuk janë në kompetencë të Qeverisë dhe të cilat duhet të japin llogari në mënyrë transparente se për çfarë i përdorin fondet, në cilën mënyrë i përdorin, nëse i kanë përparuat proceset për të cilat kanë qenë të destinuara ato fonde".

 "Nëse i kanë përparuar kjo do të përshëndetet, nëse nuk i kanë përparuar do të duhet të korrigjohen. Megjithatë, në atë mënyrë, çdo institucion duhet të jetë përgjegjës në fushën e kompetencave që duhet t'i kenë. Ky është qëllimi i ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe të drejtë në çdo shtet  dhe prandaj them se jam optimist racional, gjegjësisht besoj në realizimin e qëllimit dhe punoj që të realizohet qëllimi sepse Maqedonisë së Veriut i nevojitet integrim në BE,  e jo izolim në vetvete", tha Kovaçevski i cili sot mori pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kishinjev të Moldavisë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s   

 

QËNDRONI TË LIDHUR