• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Mbetemi të përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të të gjithë qytetarëve tanë

Kovaçevski: Mbetemi të përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të të gjithë qytetarëve tanë

Shkup, 21 shkurt 2022 (MIA) - Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, e festojmë rëndësinë dhe bukurinë e gjuhës që e formëson identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore, publikoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në Fejsbuk.

"Gjuha jonë amtare nuk është vetëm mjet për komunikim, por edhe pasqyrim i historisë, traditave dhe vlerave tona, të transmetuara nga brezi në brez. Si një shoqëri e shumëllojshme dhe shumëgjuhëshe, Maqedonia e Veriut është krenare për trashëgiminë e saj të pasur  linguistike, të përbërë nga shumë gjuhë dhe dialekte. Secila nga këto gjuhë ka bukurinë e saj unike dhe kontribuon në pasurinë kulturore të vendit tonë", tha Kovaçevski me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. 

Kryeministri thekson se në këtë ditë e njohim rëndësinë e gjuhës sonë amtare dhe rolin jetësor që e luan në ruajtjen e trashëgimisë sonë dhe promovimin e identitetit tonë kulturor.   

 "Si qeveri, mbetemi të përkushtuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të të gjithë qytetarëve tanë. E njohim vlerën e shumëgjuhësisë dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis ku të gjitha gjuhët mund tëpërparojnë.  Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare!”, shto kryeministri Kovaçevski në postimin në Fejsbuk. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR