• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Marrëveshja me “Behtel dhe Enka” është me shkallë të konfidencialitetit, askush nuk fsheh asgjë prej askujt

Kovaçevski: Marrëveshja me “Behtel dhe Enka” është me shkallë të konfidencialitetit, askush nuk fsheh asgjë prej askujt

Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se Marrëveshja me konsorciumin amerikano-turk "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d ka nivel të konfidencialitetit, por që askush nuk i fsheh asgjë askujt. Në përputhje me procedurat, siç sqaroi sot kryeministri, ka institucione që mund ta marrin Marrëveshjen, e kjo do të bëhet edhe me Prokurorinë Publike, pasi do ta kërkojnë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kovaçevski tha se deputetët kanë njohuri, përvojë dhe vizion të mjaftueshëm për të miratuar zgjidhje ligjore që do të sigurojnë realizim më të shpejtë të projektit. Ai përsëri u bëri thirrje qeverive të SHBA-së dhe Turqisë që të përgjigjen, siç tha ai, “nëse ata apo kompanitë e tyre në dy vitet e fundit kanë kërkuar ndonjë gjë nga ky shtet në lidhje me këtë projekt”.

"Kjo është një Marrëveshje, si edhe marrëveshjet tjera, që i ka lidhur Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore me kompanitë private, të cilat janë kontraktorë, në këtë rast është për projekt edhe për realizim edhe për projektim, në të cilin në Marrëveshjen, si në çdo marrëveshje tjetër ka një nivel konfidencialiteti, duke marrë parasysh se ka kompani që deklarojnë elementët e tyre në të, si punojnë, prodhojnë etj..., dhe që normalisht, si në çdo marrëveshje dypalëshe, nuk duan që sekrete të tilla biznesi të jenë në dispozicion për opinionin e gjerë. Por, kjo nuk do të thotë se një marrëveshje e tillë nuk është e disponueshme për ata që kanë të drejtë ta kenë atë në përputhje me procedurat në shtet, tha Kovaçevski, në përgjigjen ndaj pyetjes së gazetarëve, në konferencën për media në Qeveri kushtuar subvencione për linjat e reja ajrore.

Duke kujtuar se një muaj e gjysmë më parë ai i bëri thirrje Komisionin Kundër Korrupsionit dhe Prokurorinë Publike që ta shqyrtojnë dhe hetojnë rastin, bëri të ditur se në momentin kur PP-ja do të kërkojë marrëveshjen në përputhje me procedurat, do ta marrin atë, duke marrë parasysh se, siç tha ai, ata kanë njerëz që punojnë atje dhe kanë shkallë të konfidencialitetit dhe certifikata

 

На американско-турскиот конзорциум „Бехтел и Енка“ му се одобрени 15 милијарди денари односно 243 милиони евра за проектот за коридорите 8 и 10д, средства што се предвидени со буџетот на Мини

Konsorciumit amerikano-turk "Behtel dhe Enka" i janë aprovuar 15 miliardë denarë, respektivisht 243 milionë euro, për projektin për korridoret 8 dhe 10d, mjete që janë të parashikuara në buxhetin.

Gjithashtu, shtoi Kovaçevski, kam bërë një thirrje tjetër që po e përsëris për herë të katërt apo të pestë, e kjo është se po i bëj thirrje Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë që të thonë nëse gjatë dy viteve të fundit ndonjë prej tyre apo kompani me origjinë nga vendet e tyre, ka kërkuar diçka në lidhje me këtë projekt.

"Meqë opozita akuzon se dikush ka dashur të arrijë përfitim të caktuar përmes këtyre kompanive, të cilat janë kompani me origjinë nga SHBA-ja dhe Turqia, prandaj i ftoj ata të japin mendimin e tyre", theksoi Kovaçevski.

Çdo marrëveshje, sqaroi ai, ka një shkallë konfidencialiteti që ka të bëjë me palët kontraktuese dhe në bazë të shkallës së konfidencialitetit të kontratave, ato u dorëzohen atyre që kanë qasje në kontrata të tilla. Ai, siç tha ai, mund të kërkojë t'i jepet një përgjigje me shkrim se cilat janë palët që mund ta kenë marrëveshjen me pëlqimin e palëve që e kanë nënshkruar.

"Kjo ka të bëjë edhe me marrëveshje të tjera për projekte të realizimit dhe projektimit. Askush nuk i fsheh asgjë askujt", tha Kovaçevski, duke bërë të ditur se në këtë shtet gjërat bëhen në bazë të Ligjit dhe Kushtetutës.

Kryeministri pretendon se nuk ka penalitete për shtetin lidhur me këtë Marrëveshje.

"Nëse miratohet nga deputetët të mundësohet vetëm për këtë lloj të projektit me rëndësi strategjike dhe kombëtare të ketë një javë pune 60 orëshe, kjo do të thotë që projekti do të zgjasë dhe do të kushtojë më pak. Nëse mbetet si tani me një javë pune 40 orë, edhe pse tani ka disa sektore që punojnë te dielave dhe kjo paguhet, kjo do të thotë se do të zgjasë më gjatë dhe plus do të paguhet më shumë fuqi punëtore që do të miratohet jashtë vendit", tha Kovaçevski.

Ndryshimet kushtetuese janë pikërisht për vazhdimin e rrugës evropiane të shtetit. Tani varet vetëm nga ne. Tani varet nga ata 120 deputetë në Parlament. Dhe nëse më pyet nëse ka mjaftueshëm deputetë.

Уставните измени се токму за продолжување на европскиот пат на државата. Сега зависи исклучиво од нас. Сега зависи од тие 120 пратеници во Собранието. И ако ме прашате дали има доволно пратен

I pyetur se pse nuk është Qeveria propozuese e ligjeve për këtë projekt, por një grup deputetësh nga qeveria dhe nëse pret që ligjet të kalojnë duke marrë parasysh amendamentet e shumta të paraqitura nga VMRO-DPMNE dhe mbi të gjitha nga Levica, Kovaçevski tha se Deputetët kanë njohuri dhe vizion të mjaftueshëm për të miratuar ligje që do të përshpejtojnë projektin me rëndësi për qytetarët dhe shtetin.

"Nuk jam i befasuar nga amendamentet nga e majta. Kur presidenti shkon dhe përkulet te varri i Enver Hoxhës, asgjë nuk duhet të të habisë. Në veçanti, nuk duhet të habiteni nga një parti peng e një partie, kryetari i së cilës shkon për të bërë nderime në varrin e Enver Hoxhës. Edhe ligji special u propozua nga deputetët dhe u miratua pa qenë askush kundër dhe të gjitha procedurat e mëtejshme u kryen në përputhje me atë ligj. Konsideroj se deputetët kanë njohuri, përvojë dhe vizion të mjaftueshëm për të miratuar zgjidhje ligjore që do të sigurojnë funksionim më të shpejtë dhe më efikas të kompanive projektuese dhe kontraktuesve të projektit në mënyrë që më në fund vendi ynë të bëhet me Korridorin 8 dhe Korridorin 10d, siç e meritojnë qytetarët, e siç nuk i ka pasur deri më tani shteti", tha Kovaçevski.

Kryeministri përkujtoi edhe se sipas Marrëveshjes, “Behtel dhe Enka” duhet të përdorë 51 për qind të burimeve nga shteti, ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga jashtë.

"Bëhet fjalë ç[r korporatë të madhe që ka përfunduar projektet e saj në rajon, ndërsa kanë projekte edhe jashtë rajonit. Ata kanë në dispozicion punëtorë dhe makineri që do t'i sjellin nga jashtë, por dominojnë makineritë që janë në dispozicion nga shteti, normalisht në kushte komerciale", tha Kovaçevski.

Lidhur me atë se kush e autorizoi Komitetin Drejtues dhe konsulentin që të pranojnë 60 orë punë në javë si kusht që Behtel dhe Enka të kryejnë 23 kilometra në vit, edhe pse kjo tashmë ishte refuzuar nga Gjykata Kushtetuese, Kovaçevski i bëri thirrje Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve që së bashku me institucionet tjera kompetente të organizojë edhe një brifing të detajuar për të gjithë projektin. 

QËNDRONI TË LIDHUR