• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut dhe Estonia janë aleate të NATO-s, rruga jonë evropiane është qëllim dhe angazhim i përbashkët

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut dhe Estonia janë aleate të NATO-s, rruga jonë evropiane është qëllim dhe angazhim i përbashkët

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, DImitar Kovaçevski pas përfundimit të takimit bilateral me kryeministren estoneze, Kaja Kalas, në kuadër të Samitit digjital të Talinit 2023, nëd ekalratë për vizitën e tij në Estoni e thekson rëndësinë e transformimit digjital për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, si dhe për temat e tjera të cilat ishin temë bisede gjatë vizitës.

Siç informon shërbimi qeveritar për shtyp, Kovaçevski deklaroi se në samit kanë biseduar lidhur me zhvillimin të cilin shttei ynë e ka në pjesën e rrjeteve të telekomuniakcionit dhe digjitalizimit.

"Maqedonia e Veriut është një prej shteteve në rajonin e Ballkanit, megjithatë edhe në Evropën juglindore i cili disponon me një prej rrjeteve më të zhvilluara të telekomunikacionit i cili është plotësisht i digjitalizuar dhe shtet i cili ka mbulesë më të madhe në raport me teknologjinë 5G për momentin. Kjo është bazë e shkëlqyeshme për zhvillim të veglave digjitale megjithatë edhe për zhvillim të një numri të madh të shërbimeve qeveritare të cialt do të digjitalizohen dhe në të cilat punojmë përmes planit të cilin e zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut", deklaroi Kovaçevski.

Ai pati takim edhe me sekretaren e përgjithshme të Unionit botëror të telekomunikimeve, Bogdan-Martin, ku ishte cekur, thotë kryeministri, "bashkëpunimi ynë i shkëlqyeshëm që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut".

Për takimin me kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas thotë ishte miqësor dhe se Estonia është një prej shteteve tona më miqësore posaçërisht në pjesën e mbështetjes për zgjerim të BE-së, me vende të reja anëtare.

Theksoi se jemi në fazë të inkuadrimit drejt Qendrës së ekselencës për siguri kibernetike, e cila, thotë, praktikisht është pjesë e NATO-s, por e vendosur në Estoni.

"Shumë shpejtë do ta shohim Maqedoninë e Veriut, përkatësisht ekspertët nga shteti ynë të cilët do të jenë të pranishëm lidhur me avancimin e sigurisë kibernetike të institucioneve tona. Dëshiroj t'i falënderoj nikoqirët për pritjen e përzemërt dhe për mbështetjen e madhe që e kemi nga Estonia, Qeveria e tyre, në pjesën e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në pjesën e BE-së, si dhe në pjesën e sjelljes së vendimebe të cilat ne duhet t'i sjellim lidhur me këtë proces", deklaroi Kovaçevski. ab/

Foto dhe video: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut 

QËNDRONI TË LIDHUR