• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Më vjen mirë që qytetarët maqedonas mund të shkojnë lirisht dhe të gëzojnë një klub kulturor në Bullgari

Kovaçevski: Më vjen mirë që qytetarët maqedonas mund të shkojnë lirisht dhe të gëzojnë një klub kulturor në Bullgari
Shkup, 30 tetor 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson në atë që qytetarët maqedonas sot mund të shkojnë lirisht dhe të gëzojnë një klub kulturor në Bullgari është një nga përfitimet e marrëveshjes me Bullgarinë fqinje dhe me fillimin e negociatave me BE-në dhe njoftoi se Qeveria do të dorëzojë kërkesë zyrtare drejtuar qeverisë në Sofje me qëllim të hapjes së  Qendrës Informative Kulturore të Maqedonisë së Veriut në Bullgari. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se pse nuk mori pjesë në hapjen e klubit maqedonas në Bllagoevgrad, Kovaçevski tha se nuk ishte në Bullgari sepse e dinte se sot do të ketë mbledhje të Qeverisë, pikërisht për t'u ballafaquar me krizën energjetike. "Më vjen mirë që qytetarët e Maqedonisë, përfshirë zotëri Mickoskin dhe  zotëri Apasievin, mund të shkojnë lirisht dhe të gëzojnë një klub kulturor në Bullgari. Besoj se ky është një nga përfitimet e marrëveshjes që e kemi bërë me Bullgarinë fqinje dhe me fillimin e negociatave me BE-në dhe jam i lumtur që edhe opozita e pranon", deklaroi Koveçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp ku ai prezantoi masat për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve. E vetmja gjë, theksoi ai,  kërkoj që gjithmonë të tregojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të mos ketë tensione apo konflikte të panevojshme kur bëhen vizita mes dy vendeve apo vizita me ndonjë vend tjetër. Lidhur me atë se a do ta vizitojë klubin javën e ardhshme, Kovaçevski tha se javën e ardhshme do të jetë në Berlin në një konferencë për iniciativën e Berlinit, ku do të ketë nënshkrime të marrëveshjeve me vendet e Ballkanit Perëndimor. "Qeveria do t'i paraqesë një kërkesë zyrtare qeverisë së Bullgarisë me qëllim të hapjes së një Qendre Informative Kulturore të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, siç e kemi në Sofje, Tiranë dhe Sarajevë dhe ku të gjithë qytetarët që deklarohen si maqedonas të mund ta vizitojnë dhe të njihen me kulturën dhe letërsinë tonë. Me gjithë atë që nënkupton trashëgimia maqedonase, si ata që deklarohen si maqedonas, ashtu edhe ata që deklarohen në një mënyrë tjetër,  të mund të njoftohen me kulturën tonë", deklaroi Kovaçevski. Lidhur me deklaratën se autoritetet bullgare duhet të hetojnë se kush qëndron pas hapjes së klubit në Bllagoevgrad, Kovaçevski tha se këtë e ka thënë në lidhje me regjistrimin, se në vendin tonë e bëjnë institucionet tona, ndërsa në vendet tjera institucionet e tyre. Kovaçevski po ashtu theksoi se ai është kryeministri që premtoi se Maqedonia e Veriut do t'i fillojë negociatat me BE-në me gjuhë të pastër maqedonase dhe me identitet të mbrojtur dhe se me nënshkrimin e marrëveshjes me Fronteks-in, kjo është vërtetuar. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR