Kovaçevski: Më 9 maj do ta formojmë qeverinë e re evropiane, e cila do të sigurojë anëtarësim në BE deri në vitin 2030
- Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte në hapjen e zyrës promovuese të partisë në qendër të Shkupit tha se koalicioni që do ta udhëheq kjo parti do të festojë fitore të madhe më 24 prill në zgjedhjet presidenciale dhe më 8 maj do të fitojë Blloku evropian i udhëhequr nga LSDM-ja, ndërsa më 9 maj do të formojnë qeverinë e re proevropiane që do të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
- Post By Melahat Baftija
- 21:16, 29 janar, 2024
Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte në hapjen e zyrës promovuese të partisë në qendër të Shkupit tha se koalicioni që do ta udhëheq kjo parti do të festojë fitore të madhe më 24 prill në zgjedhjet presidenciale dhe më 8 maj do të fitojë Blloku evropian i udhëhequr nga LSDM-ja, ndërsa më 9 maj do të formojnë qeverinë e re proevropiane që do të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
"Dhe siç kam premtuar që në ditën e parë pas fillimit të punës së qeverisë teknike do të vij në rrugën Maqedonia për të pirë kafe dhe e mbajta këtë premtim. Dhe nuk do të jetë vetëm një kafe, do të jenë shumë kafe", tha Kovaçevski.
Ai shtoi se qytetarët do të mund të vijnë çdo ditë në këtë zyrë për të dhënë sugjerime dhe propozime sepse tani është periudha kur po përgatitet programi fitues për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
"Sonte nuk po hapim vetëm zyrën promovuese të LSDM-së, në njësinë zgjedhore Një, por sonte nga qendra e fitores, nga zemra e Shkupit, po dërgojmë mesazh: Jemi gati për një fitore të re. Saktësisht 99 ditë deri sa LSDM dhe koalicioni proevropian të fitojnë zgjedhjet", tha Kovaçevski.
Kryetari i LSDM-së ritheksoi se në zgjedhjet e 8 majit do të ketë dy koncepte - zgjedhja është paga më e lartë, pensione më të mëdha, më shumë investime dhe më shumë para për qytetarët me LSDM-në dhe me Frontin evropian ose paga më të vogla, punëtorë si fuqi punëtore e lirë dhe hedhj të parave në monumente dhe projektet kriminale me DPMNE-në.
Ai foli edhe për rezultatet ekonomike të qeverisë së tij, duke theksuar se i kanë rritur pagat dhe pensionet, se është ofruar mbështetje rekorde për kompanitë vendase, se papunësia është përgjysmuar në 12.8 për qind dhe se vitin e ardhshëm papunësia do të jetë njëshifrore për herë të parë. LSDM-ja, për vetëm tre vjet, u ktheu qytetarëve 3,6 miliardë euro me disa pako masash antikrizë. mb/
ФОТО: МИА