• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: LSDM ka rezultate që bëjnë ndryshim, ne po luftojmë për drejtësi sociale dhe mundësi të barabarta

Kovaçevski: LSDM ka rezultate që bëjnë ndryshim, ne po luftojmë për drejtësi sociale dhe mundësi të barabarta

Kavadar, 11 qershor 2023 (MIA) - Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë punon për të ardhmen dhe investon, por nuk e harron kurrë shtyllën bazë që e mban të bashkuar shoqërinë tonë, që është qytetari,  porositi kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në tribunën e sotme "Rezultatet që bëjnë dallimin" i cili u mbajt në Kavadar.

"Një shtet i drejtë social është një pjesë thelbësore e politikave tona të ndërtuara mbi parimet e drejtësisë, dhembshurisë dhe solidaritetit. Dhe gjatë krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike, ne treguam përgjegjësi kolektive, askush nuk mbeti vetëm. Ne garantojmë mbrojtje sociale dhe shërbime sociale për të gjithë dhe prandaj me krenari mund të themi se kujdesemi në vazhdimësi për të gjithë qytetarët tanë. Ne kujdesemi për punëtorët, pensionistët, mësuesit, mjekët, personelin mjekësor", tha Kovaçevski.

Me politikat tona specifike, shtoi ai, ne bëjmë çmos për të kapërcyer hendekun midis atyre që kanë më shumë dhe atyre që nuk kanë mjaftueshëm, për të eliminuar dallimet dhe pabarazitë. Kovaçevski theksoi se LSDM lufton për drejtësi sociale, mundësi të barabarta dhe zhdukje të varfërisë, duke theksuar se partia ka rezultate që bëjnë dallime në çdo segment, në çdo fushë dhe në raport me kundërshtarët politikë.

Sot, jo vetëm unë, të gjithë ne mund të themi me krenari se LSDM-ja ka rezultate që realisht bëjnë ndryshim në jetën e përditshme të qytetarëve tanë dhe në raport me rivalin tonë politik VMRO-DPMNE. Sot kemi pagën minimale më të lartë në histori, pagën mesatare më të lartë, pensionet e rritura, qytetarët e rrezikuar të mbrojtur për të cilët realisht u kujdesëm gjatë dimrit, siguruam më shumë dhe punë më mirë të paguar në fabrikat dhe vendet e reja të punës. Sot tek ne vijnë investitorët për shkak të kushteve të mira të punës që ofron shteti dhe paguajnë paga shumë më të larta se mesatarja. Në kohën e VMRO-së nuk ishte kështu. Në kohën e VMRO-së njiheshim si destinacion me fuqi punëtore të lirë. Po ua kthejmë dinjitetin punëtorëve dhe qytetarëve tanë. Çdo ditë, thekson Kovaçevski.

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski merr pjesë në forumin me temë "Kujdesi i vazhdueshëm për ju", organizuar nga Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i LSDM-së.

Tribuna filloi me nderim me një minutë heshtje për kryetarin e ndjerë të LSM-së, Darko Dimovski. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR