• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kryengritja e Ilindenit është një amanet, sakrificë dhe testament historik

Kovaçevski: Kryengritja e Ilindenit është një amanet, sakrificë dhe testament historik

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Kryengritja e Ilindenit nuk është as fillimi dhe as fundi. Kryengritja e Ilindenit është një amanet, testament historik të cilin të gjithë para nesh, ne sot por edhe të gjithë pas nesh, duhet ta kenë çdo ditë përpara vetes! Të kujtojmë, të dimë kush jemi, që kur jemi! Dhe më e rëndësishmja, për të ditur se ku dhe si duhet të shkojmë në të ardhmen, tha sonte nga Krusheva kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e manifestimit tradicional "Dhjetë ditët e Republikës së Krushevës”, që nga sot e deri më 10 gusht mbahet çdo me rastin e festës së madhe kombëtare 2 Gushti, Dita e Republikës - Ilinden.

"Sonte, të gjithë ne këtu në Gumenje, përballë përmendores impozante 'Makedonium', festojmë 120-vjetorin e një nga datave më të rëndësishme, një nga momentet qendrore të historisë sonë shekullore. 120 vjet nga fillimi i kryengritjes së Ilindenit, që la gjurmë të pashlyeshme tek ne, 120 vjet nga momenti kur në Krushevë të Ilindenit u ndez besimi se lufta për shtetin maqedonase ia vlente. U ndez ideja liridashëse, demokratike dhe progresive për një shteti autonom maqedonas, një shtëpi, një vatër për të gjithë", tha Kovaçevski.
 
Ai theksoi se sonte i kujtojmë, përmendim dhe respektojmë thellë themeluesit tanë, heronjtë tanë, revolucionerët tanë, për luftën e tyre, sakrificën e tyre, gëzimin për formimin e Republikës së Krushevës. 
 
Kovaçevski theksoi se lufta e tyre ishte thellë dhe pandarë e lidhur me rrënjët historike, traditën, kulturën dhe shkrimin e popullit maqedonas, të krijuar dhe zhvilluar nga shenjtorët Shën Cirili dhe Metodi, nga shenjtorët Klimenti dhe Naumi, përmes veprave të përjetshme të Misirkovit, vëllezërve Miladinovci dhe siç tha ai, gjiganti ynë, Koneski.

Dhe pikërisht pas Ilindenit të vitit 903, KAÇKM-së të 44-të, por edhe Shkupit 1991, çështja kyçe, shtoi, është se çfarë shteti duam dhe bëjmë tani, çfarë shteti duam të lëmë nesër?
 
"Dua të theksoj qartë dhe fort se edhe ne kemi obligim, kemi punë të papërfunduar, që në vazhdimësi ta ndërtojmë shtetin si shtet të lirë të qytetarëve të lirë! Ta ndërtojmë si një vend të hapur, në të cilin të gjithë mund të gjejnë një shtëpi! Si shtet i drejtësisë sociale! Shteti i qytetarëve të njëjtë, të barabartë! I drejtësisë, rendit! Shtet solidariteti! I vlerave, diturisë dhe arsyes! Shtet imirëkuptimit, respektit, mbështetjeje reciproke! I përparuarimit dhe progresit! Vend me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e vet! Është obligim ynë, është testamenti dhe amaneti ynë trashëgues, duhet të jetë trashëgimia jonë për gjeneratat e ardhshme!”, tha Kovaçevski.

Ne e dimë se nga Ilindeni e deri më sot, shtoi Kovaçevski, asgjë nuk ishte e lehtë, sepse, siç tha, nuk ka rrugë të lehtë për qëllime të çmuara.
 
Shtoi se integrimi, transparenca, progresi, uniteti dhe bashkëjetesa sot janë të bazuara në Kryengritjen e Ilindenit, në Manifestin e e Krushevës, në vendimet e KAÇKM-së. 

"Të jesh i pavarur, krah për krah me kombet evropiane, është pikërisht rezultat i luftës revolucionare! Kohët janë të ndryshme, por parimet dhe vlerat janë të njëjta! Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë ndërtimin e vendit në rrugën evropiane! Nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk duhet të kemi. Për hir të vetvetes! Askush nuk duhet të vjedhë dhe të ndryshojë historinë tonë! Sepse kjo është e pamundur! Askush më parë, e lëre më tani, nuk mund të vjedhë, ndryshojë apo fshijë shekuj e shekuj traditë, kulturë dhe individualitet të krijuar e të zhvilluar! Të gjitha mohimet nga jashtë dhe nga brenda duhet t'i kundërshtojmë me ndjenjën supreme kombëtare, me vetëbesim dhe krenari të lartë kombëtare dhe më e rëndësishmja me një bashkim të shëndetshëm dhe të arsyeshëm rreth parimeve dhe vlerave të përbashkëta, universale! Në të njëjtën kohë, lufta jonë duhet të vazhdojë!", ka theksuar Kovaçevski.

Jam i vetëdijshëm, jemi të vetëdishëm, shtoi Kovaçevski, se si edhe në të kaluarën, ashtu edhe tani, rezistencë, edhe të brendshme edhe të jashtme ka dhe do të ketë. 
 
Në themelet e Republikës së Krushevës, vazhdoi kryeministri, në themelet e Republikës së Maqedonisë të KAÇKM-së, të Republikës moderne dhe të pavarur të Maqedonisë, të Republikës së sotme evropiane të Maqedonisë së Veriut, Ju ftoj që së bashku të hedhim hapin e radhës, për të pasur sukses dhe për të fituar përsëri. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR