Kovaçevski - Krishto: Së bashku po punojmë për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm në Bashkimin Evropian
- Integrimi i vendeve të Ballkanit në familjen e madhe evropiane është një nevojë reale e rajonit, konkluduan në takimin e sotëm në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:43, 18 shkurt, 2023

Munih, 18 shkurt 2023 (MIA) - Integrimi i vendeve të Ballkanit në familjen e madhe evropiane është një nevojë reale e rajonit, konkluduan në takimin e sotëm në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.
Në takimin, në të cilin ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, Kovaçevski dhe Krishto i konfirmuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve si dhe angazhimin për intensifikimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme.
Kovaçevski kolegun e tij boshnjake e uroi që Bosnja dhe Hercegovina mori statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.
Ai në takim theksoi se e vetmja e ardhme e qëndrueshme dhe prosperuese e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

"Integrimi i vendeve të Ballkanit në familjen e madhe evropiane është një nevojë reale e rajonit", përfunduan të dy bashkëbiseduesit.
Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe midis Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, ato janë pa pyetje të hapura. Në periudhën e ardhshme qeveritë e të dyja vendeve do të fokusohen në avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht në segmentet e shkëbimit tregtar në industrinë metalike, ushqimore dhe tekstile, bëri të ditur Qeveria. ar/