• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Klubi është një provokim nga ato qytetarë të cilët nuk duan të shohin marrëdhënie të mira me Bullgarinë

Kovaçevski: Klubi është një provokim nga ato qytetarë të cilët nuk duan të shohin marrëdhënie të mira me Bullgarinë
Shkup, 8 tetor 2022 (MIA) - Nëse duhet të reagojmë ndaj dikujt, ajo është për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë në vendin tonë dhe të cilët duhet të kenë ndjenjën për qytetarët që kanë rezerva ndaj atij emri dhe atij personaliteti. Dhe kjo nuk vlen vetëm për këtë klub, por edhe për klubet e mëparshme që janë hapur, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen nëse Qeveria ka reaguar ndaj autoriteteve bullgare që të mos hapen klube në vend me emra si “Mbreti Borisi i Tretë” dje në Ohër dhe më parë “Vanço Mihailov” në Manastir. “Dje shumë qartë thashë se e dënoj hapjen e një klubi me një emër të tillë, por duhet të jemi të vetëdijshëm se atë klub e kanë hapur qytetarë maqedonas. Si kryeministër dhe partisë LSDM, kryetar i së cilës jam unë thamë se - së pari e dënojmë dhe së dyti se është vetëm një provokim nga një grup i vogël njerëzish që nuk duan të shohin marrëdhënie të mira me Republikën e Bullgarisë”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ngjarjes së nënshkrimit të marrëveshjes për sponsorizim ndërmjet M-TEL dhe KK Rabotniçki. Lidhur me aspektin ligjor vendi ynë, tha kryeministri, ka legjislacion tepër liberal në formimin e organizatave dhe shoqatave civile dhe për këtë arsye kohë më parë Ministria e Drejtësisë u ngarkua në hartimin e një ligji të ri për shoqatat dhe organizatat civile. “Ata punojnë në këtë, por ftoj edhe të gjitha grupet parlamentare të marrin pjesë në të. Dhe jo vetëm grupet parlamentare, por edhe komuniteti hebre të marrë pjesë duke pasur parasysh se në atë periudhë më të zezë të historisë evropiane, nëse dikush ka qenë viktimë në vendin tonë, ai është komuniteti hebre i cili praktikisht nga një komunitet shumë i respektuar dhe i shumtë sot është vënë vetëm në ata që kanë arritur të mbijetojnë ose pasardhësit e tyre. Dhe prandaj duhet të pasur ndjenjë për të gjithë ata të cilët kanë kaluar nëpër këtë histori”, theksoi Kovaçevski.

QËNDRONI TË LIDHUR