• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kandidati për drejtor në M-NAV është profesionist me përvojë 25-vjeçare në atë degë

Kovaçevski: Kandidati për drejtor në M-NAV është profesionist me përvojë 25-vjeçare në atë degë

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për ndërrimin e drejtorëve në Navigacionin e Maqedonisë (M-NAV) dje në seancë të qeverisë, tha se ka pasur shumë kandidatë, e jo vetëm dy, pasi së pari ishte përmendur emri i ish drejtorit të AAC Ilir Memedi pastaj ai propozim ishte tërhequr dhe në vendin e tij është propozuar Hekuran Asani, sepse siç bënë të ditur nga Qeveria, Memedi nuk i ka përmbushur kushtet për funksionin. 

"Kishte shumë kandidatë, nuk ishin vetëm dy kandidatë, të cilët ishin propozuar dhe shqyrtuar nga ana e Qeverisë, ishte marrë parasysh edhe Statuti i M-NAV dhe në bazë të asaj që dy kandidatë ishin ndarë me çka njëri tashmë ishte në M-NAV, pastaj ishte në Agjencinë e Aviacionit Civil, megjithatë u vendos se në bazë të Statutit të M-NAV duhet të jetë kontrollor i fluturimeve", tha Kovaçevski.

Kandidati i cili është zgjedhur, shtoi kryeministri, nga ekspertët e kësaj felle ishte vlerësuar si cilësor, ai ka tashmë përvojë 25-vjeçare në atë degë. 

"Janë edhe dy vendime që duhen kontrolluar – do të ketë inspektime të jashtëzakonshme nga Inspektorati i Punës, në fushën e punës së sindikatave, sepse atje ka më shumë sindikata dhe do t'i kërkojmë Agjencisë së Aviacionit Civil që të dorëzojë raportin për hulumtimet që kanë bërë gjatë periudhës së kaluar", tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në hapjen e poliklinikës së re në Saraj.

Sipas Kovaçevskit, me M-NAV duhet të merret më seriozisht jo vetëm Qeveria, por edhe Eurokontroll,sepse, përkujtoi, ata janë në sistemin e Eurokontroll dhe financimi i tyre vjen nga atje.

Në lidhje me atë se ekzistojnë zëra se kandidati i ri është nipi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Kovaçevski thotë se nuk e di se nipi i kujt është dhe se është 25 vjet kontrollor i fluturimeve.

Në pyetjen e gazetarëve se cili është qëllimi i mbikëqyrjes së Sindikatës nga ana Inspektoratit të Punës, Kovaçevski thotë se kjo nuk përfaqëson kurrfarë presioni ndaj sindikatave. 

Bordi Mbikëqyrës në ofruesin kombëtar për shërbime ajrore M-NAV pritet ta zyrtarizojë shkarkimin e kryetarit të BD Fahrudin Hamidi dhe drejtorin e shkarkuar të sektorit Lube Stamenkovski dhe në vendin e tij t'i emërojë Hekuran Asanin dhe Milan Koraçin, pas udhëzimeve të cilat i mori dje nga Qeveria, ndërsa pasi hynë në institucion më 4 janar të këtij viti. 

Me vendimet e Qeverisë u ndalua greva e paralajmëruar për sot nga Sindikata e Kontrollorëve të Fluturimeve, e cila pezulloi vendimin për mbylljen e hapësirës ajrore. Gjykata Themelore Penale Shkup, nga ana tjetër, nga sot duhet të vendosë për ankesën e Prokurorisë Publike lidhur me vendimin për mospranimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit për katër të dyshuarit në lidhje me sulmin në M-NAV. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR