• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski kërkon konsensus nacional për BE-në, opozita përsërit se nuk mbështet ndryshime kushtetuese

Kovaçevski kërkon konsensus nacional për BE-në, opozita përsërit se nuk mbështet ndryshime kushtetuese

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski kërkoi konsensus kombëtar për amendamentet kushtetuese, të cilat janë parakusht për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe fillimin praktik të negociatave me Bashkimin Evropian. Opozita, nga ana tjetër, mbetet e qëndrimit se nuk pranon ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Qëndrimet janë të pandryshuara dhe nëse do të konfirmohet apo jo, publiku do ta marrë vesh në më pak se dy javë se kur do të fillojë seanca për përcaktimin e nevojës për ndryshime kushtetuese, e planifikuar për më 18 gusht.

Уставните измени се токму за продолжување на европскиот пат на државата. Сега зависи исклучиво од нас. Сега зависи од тие 120 пратеници во Собранието. И ако ме прашате дали има доволно пратен

Kryeministri Kovaçevski në intetistën për MIA-n dje deklaroi se nevojitet konsensus nacional, shoqëror për të arritur më në fund qëllimin strategjik që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së.Duke folur për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë pjesë e kornizës negociuese dhe kusht për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare dhe fillimin praktik të negociatave me BE-në, për qëndrimin e opozitës se nuk pranon "ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar", por edhe për trazirat politike në BDI dhe si do të ndikojë e gjithë kjo në këtë proces, Kovaçevski theksoi se deputetët aktualisht kanë punë shumë më të rëndësishme sesa, siç tha ai, bërja e fushatave zgjedhore dhe kalkuliumeve për një karrige ministrore, parlamentare ose të drejtorit.

"Deputetët tani kanë, do të thosha, detyrën më të rëndësishme, e cila është të sigurojnë të ardhme evropiane dhe perspektivë të vendit për qytetarët të cilëve ua kanë dhënë mandatin. Jo vetëm qeveria, jo vetëm opozita, por e gjithë shoqëria, duhet të angazhohet për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut. Na duhet një konsensus shoqëror nacional për të arritur më në fund qëllimin strategjik të Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e BE-së", thekson Kovaçevski.

Предлог-законот за изменување и дополнување на Законот за здруженија и фондации, со кој треба да се спречи контроверзни имиња да бидат имиња на здруженија на граѓани, по скратена постапка, е

Seanca për ndryshimet kushtetuese fillon më 18 gusht, ndërsa Kovaçevski pret, siç shprehet ai, debat të sinqertë, cilësor dhe të frytshëm parlamentar "përmes të cilit do të sqarohen të gjitha argumentet, në mënyrë që së bashku të arrijmë në një vendim jopartiak, siç na ngjan, e me të cilin ne do të tregojmë seriozitetin dhe përgjegjësinë tonë para momentumit që vështirë se do të përsëritet".

Sipas Kovaçevskit, opozita duhet të ndërtojë një qëndrim dhe të vendosë nëse është për integrimin në BE, në mënyrë reale dhe thelbësore, apo për izolimin.

"E para ishte “asimilimi dhe bullgarizimi”. Pasi pa se nuk ka asnjë nga këto, tani është “diktat bullgar”. Ndryshimet kushtetuese nuk janë diktati i askujt, as propozimi individual i dikujt, por janë pjesë e kornizës negociuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. As më shumë, as më pak"; shtoi ai.

Për mundësinë e bllokadave të reja nga Sofja dhe nëse miratohen amendamentet kushtetuese, Kovaçevski është i mendimit se kërkesat e mëtutjeshme do t'i referohen reformave.

Централниот и Извршниот комитет на ВМРО-ДМНЕ вечерва на состаноци зад затворена врата во партиското седиште ја утврдува листата на кандидати за пратеници на претстојните парламентраниизбори н

VMRO-DPMNE reagoi duke theksuar se mbesin në qëndrimin se konsensusi për ndryshime kushtetuese nënin diktat bullgar nuk është i mundur dhe se është i mundur vetëm konsensus për zgjedhje.

Në mbështetje të qëndrimit të tyre, partia thekson se "mbi 80 për qind e qytetarëve, publikut dhe ekspertëve janë kundër ndryshimit të Kushtetutës nën diktat bullgar".

Kovaçevski, shtojnë nga partia opozitare, vetëm edhe një ditë në pushtet dhe mbajtja e koalicionit me BDI-në e solli Maqedoninë në pozitë të nënshtruar dhe kërcënoi integrimin e saj evropian, aq më tepër veçantinë e saj shekullore gjuhësore, kulturore dhe historike. Megjithatë, thekson VMRO-DPMNE, këto janë pyetje të cilave ai do të duhet t'i përgjigjet kur të kthehet nga resorti luksoz larg syve të publikut, kur të përballet me pashmangshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Она што е поважно, вели, меѓудругото, Османи е што во ниту едно од овие одредници, патокази или скалила во специјалниот дел од преговарачката рамка нема никаква референца или поврзаност со До

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk, të shtunën në Fejsbuk ka publikuar një video me një shpjegim të shkurtër, siç thekson, mbi esencën e kornizës negociuese për negociatat me BE-në, si përgjigje e spekulimeve të shumta lidhur me përmbajtjen e saj.

Ajo që është më e rëndësishme është se në asnjërin nga këto dispozita, udhërrëfyes apo pika të pjesës së posaçme të Kornizës negociuese nuk ka ndonjë referencë apo lidhje me Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, asnjë referencë për çështjen e punës së Komisionit të historisë e as rishikime të Nenit 12 nga Marrëveshje e njëjtë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR