• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Janë ndërmarrë të gjithë hapat për furnizimin e medikamentit „Trikafta“, nuk do t'i pres procedurat burokratike

Kovaçevski: Janë ndërmarrë të gjithë hapat për furnizimin e medikamentit „Trikafta“, nuk do t'i pres procedurat burokratike

Shkup, 9 shkurt 2023 (MIA) - Nuk e kam ndërmend të pres nëpër labirinthet burokratike që të merret diçka, por që sot në mëngjes janë marrë hapa konkretë dhe vendosa menjëherë të ndahen mjete financiare nga Fondi për Sigurim Shëndetësor për të sëmurët më kritikë me fibrozë cistike, informon kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së kompanisë "Varus Bionika Farmaceutikals".

Sot në mëngjes, siç shtoi Kovaçevski, Këshilli Drejtues i FSSH mori vendim që të sigurohen këto mjete për të gjithë pacientët kritikë, në pajtim me kërkesat e Klinikës për Fëmijë.

"Pres medikamenti të jetë në dispozicion mjaft shpejtë pasi edhe Agjencia e barërave dhe MALMED-i e kanë për detyrë menjëherë ta regjistrojnë. Byroja për Furnizime Publike e ka për detyrë t'i sigurojë të gjitha dokumentet e nevojshme për importimin intervent të këtij medikamenti, pasi e prodhon një prodhues. Nuk mund të presin për tenderë pafundësisht kur bëhet fjalë për medikament të cilin e prodhon një prodhues. Unë personalisht do të angazhohem të zbatohet, pasi nuk kemi kohë për të pritur", potencoi Kovaçevski.

Kryeministri, siç informoi, sot në mëngjes ka biseduar edhe me ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali dhe ia ka transmetuar se për të kjo situatë me medikamentin e fibrozës cistike është absolutisht e papranueshme.

"Kam biseduar edhe me drejtorin e Fondit për Shëndetësi dhe me ministrin e Financave, këto ishin bisedat e para të tyre. Do t'i lus, veçanërisht ministrin e Shëndetësisë, të mendojë dhe të më thojë nëse mund ta vazhdojë mandatin e tij. Unë vendimin tim për çështjet e kuadrit do ta marr më pas", tha Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se pas konferencës për shtyp do të ketë takim me përfaqësues të Asociacionit për fibrozë cistike në të cilën do t'i elaborojë masat e sakta që do të merren me insistimin e tij personal me çka pacientët më kritikë do të shërbehen menjëherë, ndërsa për të gjithë të tjerët sa më parë do të vijojë zgjidhje sistemike me qëllim që më të mos duhet të shqetësohen nëse medikamenti do të jetë në klinikat ku mjekohen.

"Në ndërkohë ekipet juridike dhe ekspertët do të ulen së bashku sot për ta rregulluar dhe nuk do të ngrihen derisa nuk e rregullojnë pjesën me ndryshimin e ligjeve. Pasi ta ndryshojmë ligjin, besoj se do të kemi zgjidhje afatgjate për këtë çështje dhe do ta sigurojmë medikamentin "Trikafta" edhe për pacientët e tjerë me çmim të arsyeshëm", tha Kovaçevski.

Kovaçevski potencoi se nuk do të lejojë të vdesë edhe ndonjë pacient tjetër për shkak të "burokracisë së pamundur".

"Gjëja më e trishtë nga të gjitha është se vdekja e Bllagojçes është e parakohshme dhe ne mund të kishim bërë më shumë për t'ia zgjatur jetën. Ndonëse nga informacionet që kisha, pasi dëgjova nga drejtorët e dy klinikave përkatëse që janë ekspertë të lartë, mësova se ka pacientë që janë në gjendje vërtet të rëndë për të cilët ilaçi "Trikafta" ndoshta nuk do t'u ndihmojë plotësisht, por kjo gjithsesi nuk mund ta largojë ndjenjën e trishtimit, por edhe të zemërimit që mund të ketë pasur edhe mundësinë më të vogël për të bërë diçka më shumë. Por pse nuk e bëmë është pyetja. Me siguri, është për të njëjtat arsye që vendi ynë vuan prej 30 vitesh, një burokraci e ndërlikuar dhe e pabesueshme, por burokracia nuk janë disa njerëz nga një planet tjetër, jemi të gjithë ne dhe është koha për t'u përballur me të. Kështu funksionon vendi ynë, ose më mirë, kështu nuk funksionon vendi ynë".

 

QËNDRONI TË LIDHUR