• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Idealet e vizionarit Goce Dellçev janë amanet dhe udhërrëfyes për unitet, mirëkuptim dhe avancim

Kovaçevski: Idealet e vizionarit Goce Dellçev janë amanet dhe udhërrëfyes për unitet, mirëkuptim dhe avancim

Shkup, 4 shkurt 2023 (MIA) - Me nderime të larta shtetërore, në mënyrë të qetë dhe me dinjitet, siç i takon të madhit, vizionarit botëror dhe frymëzuesit të veprës dhe shtetësisë revolucionare maqedonase, Goce Dellçev, sot i kemi bërë homazhet tona para vendit të prehjes së tij të përjetshme për nder të lindjes së tij 151 vjet më parë në datën e sotme, 4 shkurt, ka njoftuar në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili udhëhoqi delegacionin qeveritar në përkujtimin e lindjes së të madhit Dellçev në kishën “Shln Spas” në Shkup.

"Idealet e vizionarit të madh Goce Dellçev, i cili më shumë se një shekull më parë e kuptoi botën si fushë për përparim kulturor midis kombeve, janë një amanet i kuptueshëm dhe udhërrëfyes për politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazuar në dialog dhe respekt, si përfitime të larta kulturore dhe civilizuese. Mesazhet e Dellçevit për unitet dhe kohezion, kur bëhet fjalë për interesat kombëtare dhe qëllimet strategjike shtetërore, janë po aq të rëndësishme edhe sot. Dhe ato janë obligim i shenjtë për të gjithë, ndërsa ne e ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut në një shoqëri për të gjithë qytetarët dhe e integrojmë atë, pas aleancës më të madhe të sigurisë, NATO-s, e cila tashmë është realitet dhe si anëtare e plotë dhe e barabartë e Bashkimit Evropian, në familjen e kombeve dhe shteteve evropiane", theksoi Kovaçevski në publikim.

Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, delegacioni qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski, në përbërje të të cilit ishin zëvendësi i parë i kryeministrit dhe ministtër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Artan Grubi dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, i vendosën lule dhe i bënë homazhe revolucionarit të shquar Goce Dellçev, për kontributin e tij udhëheqës në luftën për liri dhe shtetësi maqedonase.

Manifestimi për nder të lindjes së flamurtarit të luftës revolucionare maqedonase, Goce Dellçev, filloi me nderime të larta shtetërore dhe himnin maqedonas të interpretuar nga solistja e Operës dhe Baletit Kombëtar, Vesna Ginovska-Ilkovska. mb/


 

QËNDRONI TË LIDHUR