Kovaçevski i bëri thirrje Bullgarisë që të respektojë vendimet e Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot edhe një herë u bëri thirrje autoriteteve bullgare që të respektojnë aktgjykimet e Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg, të cilat Bullgaria nuk i ka zbatuar deri më sot në lidhje me respektimin e të drejtave të bashkimit të maqedonasëve.

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot edhe një herë u bëri thirrje autoriteteve bullgare që të respektojnë aktgjykimet e Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg, të cilat Bullgaria nuk i ka zbatuar deri më sot në lidhje me respektimin e të drejtave të bashkimit të maqedonasëve.
"Ne gjithmonë kemi reaguar në raport me të gjithë qytetarët të cilët në cilindo shtet tjetër vetëvendosen si maqedonas. Maqedonas ka pothuajse në të gjitha vendet e botës, ashtu siç ka maqedonas në SHBA, në Gjermani, në Zvicër, po ashtu ka maqedonas në Bullgari dhe Greqi, pra njerëz që e përkufizojnë veten si maqedonas dhe i kanë të gjitha të drejtat që ju takojnë të gjithë qytetarëve që lirisht të shprehin dëshirën e tyre për vetëvendosje. Ka edhe vendime të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut që Bullgaria nuk i ka zbatuar deri më sot, prandaj u bëj thirrje edhe një herë autoriteteve bullgare që të veprojnë në përputhje me vendimet e Gjykatës, në përputhje me normat ligjore evropiane për mbrojtjen e të drejtat e pakicave, sepse bëhet fjalë për një vend anëtar të BE-së dhe ata qytetarë që janë shtetas të Bullgarisë dhe që vetëvendosen si maqedonas janë edhe qytetarë të BE-së në të njëjtën kohë, sepse të mos harrojmë se Bullgaria është anëtare e BE-së. Prandaj edhe një thirrje nga ana ime që të respektohen të gjitha të drejtat, sikurse në vendin tonë respektohen të drejtat e të gjitha bashkësive etnike dhe të çdo individi që është përcaktuar ndryshe nga maqedonasit apo nga të tjerët që janë pjesë e shoqërisë sonë, tha sot Kovaçevski gjatë vizitës në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në përgjigje të pyetjes së një gazetari.
Në pyetjen e gazetarëve nëse do të kërkojë njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari, ai tha se ekzistojnë në përgjithësi dy aranzhime kushtetuese nga ai aspekt në fushën e të drejtave të pakicave.
Prandaj, shtoi Kovaçevski, unë me shumë kujdes them se në Bullgari ka qytetarë që vetëvendosen si maqedonas dhe kanë të drejta që sipas rregullimit të tyre kushtetues, sipas normave evropiane, rregullave të institucioneve evropiane, Këshillit të Evropës, Gjykata për të Drejtat e Njeriut duhet t'u mundësohet t'i realizojnë ato ashtu siç çdo qytetar që e cakton veten ndryshe nga maqedonasit, në vendin tonë ka të drejtë sipas Kushtetutës sonë dhe përcaktimeve tona ligjore që të mund t'i realizojë të drejtat e tij në mënyrë kolektive.
"Së pari, ka politikanë në Bullgari, ka politikanë kudo që duan të prishin marrëdhëniet midis shteteve fqinje dhe midis vendeve të rajonit më të gjerë. Ka edhe individë dhe propagandues që punojnë për interesa të palëve të treta që nuk duan ta shohin këtë rajon të integruar në BE. Unë besoj se duhet të kemi marrëdhënie institucionale në nivelin më të lartë me të gjithë fqinjët tanë, siç kemi për shembull me Serbinë, Shqipërinë dhe të tjerët dhe duhet të jemi në atë nivel të lartë. Dhe prandaj institucionet tona gjithmonë veprojnë në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore që janë në nivelin më të lartë në vendin tonë", theksoi Kovaçevski. ls/