• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski i bëri thirje Mickoskit t'ia dorëzojë dëshmitë MPB-së dhe Prokurorisë për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Kovaçevski i bëri thirje Mickoskit t'ia dorëzojë dëshmitë MPB-së dhe Prokurorisë për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i bëri thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që t'ia dorëzojë dëshmitë, të cilat, tha se i ka për vrasjen e dyfishtë të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski, e i cili mbrëmë në intervistë televizive foli për këtë ngjarje.

"Lidhur me komentet e liderit të opozitës, ai në shumë raste sillet si hetues dhe si prokuror. Nuk dua të ndërhyj në atë se me çfarë ai dëshiron të merret. Megjithatë fshehja e dëshmive, për të cilat thotë se i ka, është po ashtu vepër penale dhe prandaj nëse ka dëshmi, duhet t'i dorëzojë të gjitha në Ministrinë e Punëve të Brendshme ose në Prokurori, sepse bëhet fjalë për akt vërtetë të tmerrshëm, i cili është kryer nga jonjerëz dhe të cilët, në pajtim me ligjet, duhet të dënohen rreptësisht" deklaroi Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Interpolin, si dhe me Serbinë, Kroacinë, Turqinë, dhe Bullgarinë arriti t'i lokalizojë të gjithë autorët e këtij akti të tmershëm, si dhe t'i kapë autorët dhe materialet e siguruara dëshmuese t'i dorëzojë në Prokurorinë Publike.

"Në lidhje me të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me hetimin, ministri i Punëve të Brendshme dhe kolegët e tij kanë mbajtur konferenca të hollësishme për shtyp, ndërsa në lidhje me të gjitha informacionet që i ka, Prokuria publike ka pasur konferenca për shtyp dhe kumtesa adekuate. Kështu që unë nuk do të ndërhyja me komente në kompetencë të tyre", tha Kovaçevski.

I pyetur se sa do të zgjas ekstradimi i të dyshuarit të parë Lupço Palevski nga Turqia, nga pikëpamja e informacioneve se mund të zgjas minimum 40 ditë, Kovaçevski u përgjgj se pret përsëri që ekstradimi të realizohet sa më shpejtë, kurse, siç tha, Ministria e Drejtësisë i përgadit të gjitha materialet, në përputhje me ligjin dhe praktikën për ekstradim ndërkombëtar.

"Dhe do të bëhen në afatin sa më të shpejtë të mundur, kështu që nuk do të priten afate të gjata, të cilat ju i keni deklaruar. Por në afatin sa më të shpejtë, tashmë kërkohen të gjitha dokumentet edhe nga Interpoli dhe bëhet pregaditja e shkresave, po bëhen përkthimet e duhura dhe menjëherë gjithçka do të dërgohet në Republikën e Turqisë dhe për atë tashmë ka kumtesë të hollësishmne, ku gjithçka bëhet nga Ministria e Drejtësisë", shtoi Kovaçevski. ss/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR