• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Grupet punuese janë formati i duhur për dakordimin e të gjitha detajeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

Kovaçevski: Grupet punuese janë formati i duhur për dakordimin e të gjitha detajeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

 Shkup, 10 qershor 2023 (MIA) - Grupet punuese për vazhdimin e bisedimeve për ndryshimet kushtetuese janë formati i duhur në të cilin duhet të vazhdojë dakordimi për të gjitha detajet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, sepse secili propozim ka specifikat e veta që duhet të implementohen dhe ky implementim gjithsesi se ndikon në integrimin evropian të vendit, deklaroi sot në Shkup kryeministri Dimitar Kovaçevski pas prezantimit në panairin më të madh rajonal të verërave Wine Vision by Open Balkan.

Kovaçevski  theksoi se se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit të tyre të mërkurën, "u angazhua për pjesëmarrje në procesin e marrjes së vendimeve të nevojshme për integrimin evropian të shtetit". 

 "Qëndrimin e tij të shprehur publikisht dhe detyrimin e ndërmarrë unë e ndava jo vetëm me Këshillin  Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së, por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët po ashtu e ndoqën atë konferencë për shtyp ku të gjiha kërkesat që i kishte   VMRO-DPMNE praktikisht u pranuan nga të gjitha subjektet politike politike në shtet.  E pashë dje edhe  dhe Aleanca i jep erë shtesë shpinës së VMRO-DPMNE-së. Nuk do të doja t'i komentoj deklaratat publike në atë pjesë, sepse konsideroj  se nëse janë dhënë në tubime apo në ngjarje të tilla megjithatë janë për ndonjë qëllim tjetër, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve që ta komentojë qëndrimin e  VMRO-DPMNE-së se “nuk ka nevojë nga grupet punuese”, nëse LSDM-ja nuk pajtohet që implementimi i ndryshimeve kushtetuese  do të fillonte me anëtarësimin e vendit në BE.

 Kryeministri potencon se është keq nëse lideri i VMRO-DPMNE-së tërhiqet nga obligimi dhe përkushtimi i marrë për përfundimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, siç është rënë dakord në takimin e tyre.

 "Konsideroj se nëse ai ka vendosur të tërhiqet nga gjithçka që tha në konferencën për shtyp, ndërsa kjo është se pranon ndryshime kushtetuese, pranon përfshirjen në Preambulën e Kushtetutës së shtetit në pjesë të popujve të tjera, duke përfshirë pjesë të popullit bullgar,  se pranon të jetë pjesë e Qeverisë së bashku me LSDM-në dhe partnerët tjerë të koalicionit, atëherë këtë duhet ta thotë në një takim zyrtar", tha Kovaçevski.

 Ai përkujtoi se edhe BDI-ja ka pranuar të mos jetë pjesë e Qeverisë në të cilën do të hynte VMRO-DPMNE-ja, ashtu që mendon se të gjitha detajet duhet të vazhdojnë të dakordohen  në nivel të grupeve punuese nëse, siç tha, “thuhet ajo që u tha u tha sinqerisht".

 

"Përndryshe, duhet parë nëse ajo që është thënë atëherë është thënë me qëllim të sinqertë”, shtoi Kovaçevski.

I pyetur nëse ka mundësi për një takim tjetër të liderëve, Kovaçevski u përgjigj shkurt: “Do të shohim”. 

 Lidhur me atë nëse pas formimit eventual të “Qeverisë së zgjeruar”, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do të krijohej “qeveria teknike”, Kovaçevski me vlerësim se nëse VMRO-DPMNE hyn në qeveri, atëherë edhe për atë do të ishte më mirë   të mos bëhet qeveri teknike. 

 Këshilli Qendror i LSDM-së sonte ka marrë vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë e tjera politike parlamentare për operacionalizimin e hapave të ardhshëm konkret  rreth ndryshimeve kushtetuese, që do ta udhëheqë sekretari i përgjithshëm, i partisë,  Mile Zeçeviq Vardarski.

Nga VMRO-DPMNE-ja sot porositn se formimi i një grupi të tillë punues ka kuptim, vetëm nëse LSDM-ja thotë se cili nga dy propozimet e VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm për ta - Qeveria kalimtare pa BDI-në dhe  ndryshime kushtetuese që do të hyjnë në fuqi në ditën e anëtarësimit të vendit në BE ose zgjedhje të parakohshme këtë vjeshtë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR