• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Flamuri evropian në ligje është për shkak të bllokadës së pabazuar që të mos ndërtohet korridore

Kovaçevski: Flamuri evropian në ligje është për shkak të bllokadës së pabazuar që të mos ndërtohet korridore

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Flamuri evropian në ligjet të ndërlidhura me ndërtimin e korridoreve, me qëllim të projektimit më të shpejtë dhe më efikas dhe ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d është sepse Korridori 8 tashmë është vendosur në hartën e korridoreve transevropiane dhe për shkak se ka bllokadë të pabazuar nga ana e Të Majtës të mbështetur nga VMRO-DPNE-së me qëllim që korridoret të mos ndërtohen, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen nëse janë përgjigjur në letrën e BE-së për keqpërdorim të flamurit evropian.

Kryeministri theksoi se zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe Sekretariati për çështje evropiane janë në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet në BE.

Sipas kryeministrit, VMRO-DPMNE dhe E Majta bllokojnë ligje që i përkasin reformave në vend dhe rrugës evropiane të vendit.

"Qytetarëve nuk u nevojiten bllokada, u nevojiten autosrada, korridore dhe reforma", tha Kovaçevski mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR