• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski - Fajon: Inkurajim nga Sllovenia për lëvizje të re në procesin eurointegrues

Kovaçevski - Fajon: Inkurajim nga Sllovenia për lëvizje të re në procesin eurointegrues

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Sllovenia shprehë mbështetje të fuqishme për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe e inkurajon vendin të vazhdojë në drejtim të lëvizjes së re në procesin eurointegrues, porositi zëvendëskryeministrja sllovene dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Tanja Fajon në takimin e sotëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Lubjanë.

Siç kumtoi Shërbimi qeveritar për shtyp në takim janë përshëndetur politikat shtetërore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të relaizimit të perspektivave evropiane të shtetit, që është vlerësuar si kontribut i rëndësishëm edhe në stabilitetin rajonal edhe nëa të evropian.

"Në atë drejtim, është transmetuar mbështetje e fuqishme për përparimin e Maqedonisë së Veriut ndaj BE-së, me inkurajim të shprehur për Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të lëvizjes së re në procesin eurointegrues dhe duke u fokusuar në bërje të hapave konkret në procesin negociues dhe ruajtje të momentumit aktual reformues", shtohet në kumtesë.

Paraprakisht, në Lubjanë kryeministri Kovaçevski u tkaua me kolegun e tij slloven, Robert Golob, me ç'rast u dkaorduan për përforcim të bashkëpunimit bilateral përmes dialogut të rregullt politik, përfshirë edhe përmes mbajtjes së mbledhjes ndërqeveritare gjatë këtij viti për të gjitha sferat e rëndësishme për qytetarët.

Dy kryeministrat nënshkruan deklaratë të përbashkët për prëforcim të bashkëpunimit mes dy shteteve, ndërsa një nga fushat e bashkëpunimit të përforcuar do të jetë mu mbështetja prakitke e Sllovenisë në procesin e mëtutjeshëm të negociatave me Bashkimin Evropian.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR