• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Duhet të dihet saktë çka është spekulim, e çka e vërtetë për projektin për korridorin 10 dhe 10 d

Kovaçevski: Duhet të dihet saktë çka është spekulim, e çka e vërtetë për projektin për korridorin 10 dhe 10 d

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot sërish apeloi që Komisioni antikorrupsin dhe Prokuroria publike të veprojnë rreth publikimeve dhe dyshimeve që plasohen në opinion për mbikëqyrjen zgjedhore për ndërtimin e akseve rrugore 8 dhe 10 d sepse, siç porositi, duhet të dihet saktë se çka është spekulim e çka e vërtetë në këtë projekt të madh.

Në pyetjen e gazetarëve, nëse do të kërkojë revizion të tenderit për mbikëqyrjen e projektit që e ka marrë konsorciumi IRD me tre firma tjera si nënrealizues, Kovaçevski theksoi se të gjitha dokumentet janë të aksesueshme, ndërsa Qeveria do të dërgojë në Komisionin për antikorrupsion gjithçka që është kërkuar për lëndën që e hapën antikorruptuesit që t'i rihetojnë dyshimet rreth procedurës.

"Të gjitha dokumentet lidhur me mbikëqyrjen ja në të kapshme përmes byrosë për furnizime publike sepse gjithçka është udhëhequr konform Ligjit të miratuar për ndërtmin e këtyre akseve rrugore dhe në bazë të punës së institucioneve të angazhuara në vend", tha Kovaçevski.

Për herë të parë në vendin tonë, theksoi ministrii, në periudhë prej pesë vjetëve do të ndërtohen 110 kilometra autostradë me investim prej 1.3 miliardë eurove, nga të cilat 51 për qind, gjegjësisht mbi 650 milionë euro, do të punohen nga kompani vendore, sepse kjo është pjesë e kontratës.

Për katër akse rrugore të korridoreve, Qeveria lidhi marrëveshja për ndërtimin me konsirciumin amerikano-turk "Behtel-Enka", e cila do të angazhohet edhe për projektimin dhe për ndërtimin, praktikë që vendoset për herë të parë në vend.

Llogaritë fillestare të institucioneve tregojnë se çmimi mesatare për kilometër autostrada duhet të arrijë 12 milionë euro, por vlerat e përgjithshme do të duhen pasi që do të përpunohen projektet e gjendjes së kryer.

Aksi Tetovë - Gostivar me gjatësi prej 17,5 kilometra sipas llogaritjeve fillestare do të kushtojë 125 milionë euro, Gostivar - Bukojçan (30,3 kilometra) 560 milionë euro, Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë (21,7 kilometra) 360 milionë euro, ndërsa Prilep - Manastir ( 39.4) 260 milionë euro. Seksionet e autostradës do të jenë me tre korsi dhe gjerësi 10.7 metra me gjelbërim. Përveç 1.3 miliardë eurove të paralajmëruara, për shpronësim do të duhet të ndahen edhe rreth 300 milionë euro.

Fillimi i aktiviteteve të seksioneve Tetovë - Gostivar dhe Prilep - Manastir janë paralajmëruar për 22 prill të këtij viti.

Sa i përket aktiviteteve tjera ndërtimore për autostrada në vend, Kovaçevski informoi se për Kërçovë - Ohër janë kryer mbi 75 për qind të aktiviteteve, ku thotë se po punohet intensivisht.

Lidhur me aktivitetet tjera ndërtimore për autostradat e shtetit, Kovaçevski informoi se kanë përfunduar mbi 75 për qind e aktiviteteve për Kërçovë - Ohër, ku thotë ai punohet intensivisht. mb/

Foto: Qeveria e RMV

 

QËNDRONI TË LIDHUR