• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Do të ketë debat publik për Ligjin për paga dhe më pas do të fillohet ndaj hartimit të zgjidhjes ligjore përfundimtare

Kovaçevski: Do të ketë debat publik për Ligjin për paga dhe më pas do të fillohet ndaj hartimit të zgjidhjes ligjore përfundimtare

Shkup, 11 janar 2022 (MIA) – Ligji për paga është diçka që e paralajmërova që vitin e kaluar, ndërsa qëllimi është vendosja e konsistencës  dhe harmonizimit hierarkik të pagave në sektorë të ndryshëm dhe ndërmjet sektorëve të ndryshëm. Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë për detyrë të hartojnë Ligj për Pagat në të cilin do t'i adresohen këto çështje dhe i njëjti është vendosur në ENER. Pas përfundimit të debatit publik i cili do të mbahet në javët në vijim, mund të fillohet drejt hartimit të zgjidhjes  ligjore përfundimtare, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai përmendi se konsideron se zgjidhjen e re ligjore do ta mbështesin  të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Parlament.

"Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u ngarkuan me hartimin e Ligjit për Paga në të cilin do të adresohen çështjet për vendosjen e konsistencës dhe harmonizimit të caktuar hierarkik të pagave, sipas fushave në të cilat rregullohet. Ata e kanë përmbushur pjesën e parë të detyrës së tyre, kanë përgatitur një zgjidhje ligjore që  është vendosur në ENER dhe të cilën tash të gjithë do të mund ta shqyrtojnë", tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me Sindikatën e Shoqatave të Pensionistëve të  Maqedonisë.

Kryeministri shtoi se në javët në vijim Ministria e Shoqërisë Informatike, përfshirë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Financave do të organizojnë debate publike me të gjitha palët e interesuara, përfshirë edhe dialogun ekonomik dhe social, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Sindikatës,  që të arrihet në një zgjidhje përfundimtare që do të mirëpritet nga të gjitha palët e prekura, duke përfshirë edhe punëdhënësin, punëtorët dhe qytetarët që janë taksapagues.

"Kur t'i kemi të gjitha komentet, atëherë do të mund të qasemi në përgatitjen e zgjidhjes përfundimtare ligjore, të cilën mendoj se do ta mbështesin të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Parlament", shtoi Kovaçevski. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR