• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski dhe Borell do të kryesojnë takimin e 16-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim

Kovaçevski dhe Borell do të kryesojnë takimin e 16-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Qeveria sot në seancë e miratoi informatën për takimin e 16-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet më 17-tin e këtij muaj në Shkup.

Në seancë u miratua edhe platforma për prezantimin e delegacionit shtetëror në takim.

Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA), e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill 2004, përfaqëson kuadrin për zbatimin e marrëdhënieve kontraktuale, deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

"Duke pasur parasysh kryesimin e rradhës me Këshillin për stabilizim dhe asociim, mbledhja e sivjetshme, e cila është paraparë të mbahet këtë javë, më 17 mars (e premte) 2023, do të kryesohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht kryeministri Dimitar. Kovaçevski, ndërsa nën kryesimin e Bashkimit Evropian, do të jetë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Zhozep Borell", informoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa në delegacionin e BE-së do të marrin pjesë edhe Komisioneri për Politikë të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerim, Oliver Varheji dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve evropiane. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR