• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski dhe Bërnabiq: E ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritur

Kovaçevski dhe Bërnabiq: E ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritur

 Shkup, 16 korrik 2023 (MIA) - E ardhmja e iniciativës Ballkani i Hapur është e ndritur, me projekte aktuale dhe të ardhshme të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë në rajon, thanë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski  dhe të Serbisë dhe Ana Bërnabiq., duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për mundësitë për zgjerim dhe projektet e ardhshme në kuadër të iniciativës, sot në afërsi të Preshevës afër kufirit të Maqedonisë së Veriut.

Për kryeministrin Kovaçevski e ardhmja e iniciativës është e ndritur dhe qëllimi përfundimtar, sipas tij, është heqja e kufijve si vende anëtare të BE-së. 

"Ne ishim shtet e vetme që nuk kishim kufij, ndërsa tani jemi të vetmit në Evropë mes të cilave ekzistojnë kufij. Dhe qëllimi përfundimtar dhe angazhimi dhe synimi im personal është që Ballkani të jetë pa kufij. Nëse po pyesni për të ardhmen e Ballkanit të Hapur ka një të ardhme të ndritur, sepse një ditë të gjitha këto shtete do të jenë pjesë e BE-së dhe finalja e Ballkanit të Hapur do të jetë një ceremoni ku nuk do të promovojmë M-tag por në fund do të promovojmë heqjen e kufijve dhe atyre rampave që na ndajnë nga të dyja anët e kufirit", tha kryeministri Kovaçevski.

 Ai përkujtoi se përmes iniciativës është bërë e mundur lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit, shërbimeve dhe mallrave. Paraprakisht, janë nënshkruar mbi dhjetëra marrëveshje që kanë mundësuar edhe aktivitetin aktual, kanë filluar kontrollet e trefishta fitosanitare, të cilat kanë mundësuar rritjen e disafishtë të tregtisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore. Sa i përket shkëmbimit të ekspertëve, profesionistëve, sipas Kovaçevskit, bëhet me lirimin e barrierave lidhur me njohjen e diplomave, për të cilat tashmë janë nënshkruar marrëveshje.

"Mundësia për punësim dhe për sigurimin e gjithçkaje që nënkupton punësimin e një të huaji në një vend tjetër pa në këtë rast procedurat që zgjasin siç zgjasin tre-katër muaj me vendosjen e sistemit të ri për të cilin tashmë po punohet dhe do të fillojë të funksionojë shumë shpejt. Zgjidhja softuerike tashmë ka përfunduar në shtet. Do të mundet çdo person nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut të regjistrohet në portalin e përbashkët elektronik, i cili  ndërkaq lidhet me portalet kombëtare dhe më pas para se të gjejë një punëdhënës mund të vijë në shtet dhe ta bëjë  në mënyrën më të mirë", tha Kovaçevski dhe përkujtoi  në rritjen shkëmbimit tregtar.

Dhe kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, pret një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për iniciativën e Ballkanit të Hapur. Paralajmëroi një vizitë në Tiranë. Për të, e ardhmja e iniciativës Ballkani i Hapur është e ndritur dhe  pret që të bashkohen edhe vende të tjera nga rajoni. Për kryeministren bëhet fjalë për një iniciativë dhe jashtëzakonisht praktike.

 Projektet, thotë ajo, ofrojnë përfitime të drejtpërdrejta si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë, iniciativa që mundësojnë një të ardhme të ndritur për rajonin. Duke u përqendruar në tregtinë reciproke mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që në fillim të bisedës për iniciativën e Ballkanit të Hapur, përmes harmonizimit të procedurave të ndërsjella doganore, veterinare, fitosanitare, shkurtimit të kohës së pritjes në pikat kufitare, sipas saj e konfirmojnë të ardhmen e ndritur. Ajo pret që qytetarët, komuniteti i biznesit, të inkurajojnë jo vetëm gjeneratat e tanishme, por edhe gjeneratat e ardhshme të politikanëve që të vazhdojnë me iniciativën dhe siç tha  t'i bashkohen edhe të tjerët.

"Në shekullin 21 qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit, njerëzve, lehtësim të studimit, trajtimit, lejeve të punës është diçka që është një e ardhme e sigurt. Ndërsa kjo do ta bëjë të ardhmen shumë të ndryshme nga e kaluara që kishim, mbi të gjitha në vitet 90-ta. Do të tregojmë si politikanë të përgjegjshëm për të rinjtë në rajon se mund të bëjmë një të ardhme ndryshe, kushte që do të thotë se ata do të qëndrojnë në këtë rajon, këtu për të krijuar familjet e tyre dhe për të krijuar vlera të reja, për të gjitha vendet e rajonit, ndaj besoj se pa deklarata të caktuara nuk besoj se kryeministri Rama është kundër iniciativës Ballkani i Hapur, mendoj se kemi folur në konferencën e fundit për shtyp me presidentin Aleksandar Vuçiq. Besoj se e ardhmja është e ndritur dhe e sigurt", tha kryeministrja. ar/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR