• e premte, 20 dhjetor 2024

Kovaçevski: Deklarata dhe bisedimet në Samit, mundësi për investime të reja deri një miliardë euro

Kovaçevski: Deklarata dhe bisedimet në Samit, mundësi për investime të reja deri një miliardë euro

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) - Më shumë para për infrastrukturë dhe bashkëpunim për lehtësim të bizneseve. Kjo ishte përgjigja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve cilat përfitime janë të mundshme pas këtij Samiti të liderëve të Procesit të Berlinit sot në Tiranë.

"Bëhet fjalë për deklarata të cilat kanë të bëjnë me lehtësimin e transportit, deklarata në përfshirjen në sistem të vetëm për pagesë, në pjesën e infrastrukturës për zbatim të marrëveshjes së gjelbër. Në një deklaratë tashmë ka pajtieshmëri nga Gjermania, nga Banka KFB për investime deri në një miliardë euro të cilat kanë të bëjnë me pjesën e energjetikës. Shfrytëzimi i fondit për Evropë perëndimore që gjithashtu ka të bëjë me projekte infrastrukturore, Banka evropiane për financim të Korridorit 8 ndërlidhja hekurudhore me Shqipërinë, që do të mundësojë dalje në Durrës", tha Kovaçevski.

Është folur edhe për bashkëpunim më të madh me qëllim të zhvillimit më të mirë të tregtisë në Ballkanin Perëndimor. Përkatësisht kompanitë të paguajnë më lehtë dhe më thjeshtë.

"Vendosja në sistemin për pagesa për të cilin tashmë duhet të bisedohet, lidhur me ato vende dhe kompani të cilat bashkëpunojnë me kompani nga vende anëtare të BE-së të mund të prëfshihen në sistem në të cilin më shçejtë dhe më thjeshtë do të shkojnë pagesat me shpenzime më të vogla, tërë ato janë përfitime të cilat kompanitë tona do t'i kenë në të ardhmen. Ato janë aktivitete të cilat do të pasojnë dhe e di se do të ketë rezultate sepse atë e bëmë deri më tani, në këto dy vite derisa jam unë këto Samite", theksoi Kovaçevski. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR