• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kovaçevski - Bregu: Bashkëpunimi rajonal është kontribut në stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivat evropiane

Kovaçevski - Bregu: Bashkëpunimi rajonal është kontribut në stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivat evropiane
Shkup, 6 prill 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me Majlinda Bregun, sekretaren e përgjithshme të Këshillit rajonal për bashkëpunim, organ operativ i Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore.
"Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si kontribut për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe në drejtim të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal dhe në këtë mënyrë avancimit të ekonomive të vendeve. Prandaj, siç është konstatuar bashkërisht, është e nevojshme të ketë sinergji ndërmjet vendeve të rajonit, në rrugën e zhvillimit të tyre, informojnë nga Qeveria.
Gjithashtu u vlerësua bashkërisht se lufta në Ukrainë theksoi rëndësinë e integrimit euroatlantik të Evropës Juglindore dhe të ardhmen evropiane të vendeve të rajonit.
"Konsiderohet se hapja e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në do të jetë motivim dhe inkurajim për vendet e tjera të rajonit që të vazhdojnë me reformat në rrugën evropiane, të cilat u treguan të rëndësishme në kuadrin rajonal - dhe për Evropë. Kryeministri Kovaçevski tha se me kryeministrin Petkov po zhvillohen bisedime parimore, ndërsa qeveria është e fokusuar në tejkalimin e sfidave të luftës në Ukrainë përmes rritjes historike të pagës minimale, rritjes së pensioneve, mbështetjes së qytetarëve në fushën e faturave të energjisë elektrike. përkatësisht përkrahje të standardit të qytetarëve dhe kompanive për të cilat janë miratuar një sërë masash anti-krizë, thonë nga Qeveria.
Në takim u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal, përmes projekteve të reja në kuadër të Këshillit rajonal për bashkëpunim, me qëllim që të arrihet progres dhe perspektivë për të dy vendet dhe për mbarë rajonin. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR