Kovaçevski, Bekteshi dhe Stefanovi për vizitë në REK Manastir
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do ta vizitojë REK Manastir dhe do të mbajë fjalim në ngjarjen me rastin e përfundimit të sezonit të ngrohjes 2022/2023 dhe përballjes me sukses të krizës më të madhe energjetike të cilën bota e kujton mban mend pas Luftës së Dytë Botërore.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:04, 24 prill, 2023

Shkup, 24 prill 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do ta vizitojë REK Manastir dhe do të mbajë fjalim në ngjarjen me rastin e përfundimit të sezonit të ngrohjes 2022/2023 dhe përballjes me sukses të krizës më të madhe energjetike të cilën bota e kujton mban mend pas Luftës së Dytë Botërore.
Siç informon pres shërbimi qeveritar, fjalim do të kenë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i përgjithshëm i EMV-së Vasko Stefanovi.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë udhëheqësia e REK, të punësuar në kapacitetet energjetike dhe anëtarë të shtabit të krizës energjetike. ar/
Foto: Arkivi i MIA-s