• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Askush nuk e keqpërdor gjendjen e krizës me energjinë elektrike

Kovaçevski: Askush nuk e keqpërdor gjendjen e krizës me energjinë elektrike

Shkup, 10 shkurt 2023 (MIA) - Rritja e prodhimit të energjisë elektrike ka të bëjë në rritjen e kërkesës nga ana e EVN houm për shkak të temperaturave të ulëta, por gjithashtu të rritjes së nevojave për energji elektrike nga subjektet e tjera me të cilat kemi lidhur marrëveshje. Situata e krizës me energjinë elektrike dhe termike do të zgjasë për aq kohë sa vendimi është i vlefshëm që është miratuar nga Kuvendit, tha drejtori i SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski, në pyetjen e gazetarëve  se pse edhe krahas rritjes së prodhimit të energjisë elektrike që e shpall EMV  ende zgjat gjendja e krizës me energjinë elektrike.

Po mundohemi, tha Kovaçevski, në këtë periudhë me angazhimin tonë që t'i plotësojmë të gjitha nevojat, para së gjithash të qytetarëve, ta ulim importin e energjisë elektrike dhe shpenzimet dhe  mundësojmë në periudhën nga qershori kur duhet të sillet çmimi i energjisë elektrike që nga 1 korriku  deri më 11 dhjetor, të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. "Nëse vazhdojmë me këtë prodhim, shpresoj se do ta përmbushim plotësisht planin, i cili për këtë vit është një rritje prej 23 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Situata e krizës jo vetëm te ne, por edhe në rajon dhe në Evropë, ende vazhdon dhe do të përfundojë kur do të vlerësojë Qeveria   me propozim në Kuvend", tha Kovaçevski.

Situata e krizës, potencoi, askush as nuk e keqpërdor, as megjithatë e përdor  për dukuri devijuese, ndërsa institucionet kompetente mund t'i kontrollojnë të gjitha procedurat.

SHA EMV dje ka prodhuar 21.611 MWh energji elektrike, që, siç tha, është prodhimi më i madh ditor në 10 vitet e fundit. Për momentin  SHA EMV punon me të gjitha kapacitetet që plotësojnë nevojat për energji elektrike të amvisërive, konsumatorëve të vegjël dhe furnizime shtesë. 

 Sipas Kovaçevskit, SHA EMV në fillim të vitit ka prodhuar 40 për qind më shumë energji elektrike në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo, sipas tij, ka të bëjë në rritjes së angazhimit të të punësuarve të SHA EMV dhe mbështetjes nga Qeveria dhe resorët ekonomikë, si dhe rritjen e  intensitetit të punës së REC Manastir dhe TEC Negotinë, dhe përmirësimit të hidrologjisë. Janë furnizuar të gjithë energjensat e nevojshme, qymyri, nafta dhe gazi, nga të cilat ka stoqe dhe dërgesa të rregullta ditore nga furnitorët sipas marrëveshjeve aktuale.

Kovaçevski pohon se vitin e kaluar ka pasur më pak ndërprerje në kapacitetet prodhuese në krahasim me pesë vitet e kaluara. Në REK Manastir ka më shumë ndërprerje të  Bllokut 1  sepse nuk është modernizuar. Për shkak të ndërprerjes së njëanshme të marrëveshjes  për atë qëllim nga ELEM-i i mëparshëm në vitin 2016, kompania gjermane me të cilën është lidhur marrëveshja  në vitin 2012, në procedurë të arbirtrazhit  kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim.

TEC Negotinë, siç tha, punon në regjim të qëndrueshëm me kapacitet të plotë rreth 160 megavat në rrjet. Në TEC Negotinë ka 8.500 tonë naftë tepricë dhe dërgesa ditore prej 1000 deri në 1500 tonë. Këët muaj fillon marrëveshja e re me të cilën është siguruar 190.000 tonë, që do të mjaftojnë deri në periudhën e verës.

Nl funksion janë të gjitha kapacitetet hidropotenciale. Kapaciteti prej 114 gigavat orë në hidroakumulime, theksoi Kovaçevski, është më i miri në katër vitet e fundit. ar/

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR