• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski - Abdi: Dekada bashkëpunimi me UNICEF-in sollën ndryshime pozitive në Maqedoninë e Veriut

Kovaçevski - Abdi: Dekada bashkëpunimi me UNICEF-in sollën ndryshime pozitive në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Nju Jork u takua me zëvendësdrejtorin ekzekutiv të UNICEF-it, Omar Abdi, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut me UNICEF-in, i cili në vitin 1993 ishte një nga dy agjencitë e para të KB-së që hapi zyrën në vend, pasi u bë shtet i pavarur, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë pasditen e sotme.

Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se vendi ynë i kushton rëndësi të madhe dekadave të  bashkëpunimit me UNICEF-in, i cili kontribuoi në zhvillimin e vendit dhe në kohë krize, kjo agjenci solli ndryshime pozitive për gjeneratat e fëmijëve.

Në takim, sipas njoftimit, zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Omar Abdi, theksoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Qeverinë në fushën e reformave në arsim, pasi ato janë të një rëndësie thelbësore për vendosjen e duhur të bazave të prosperitetit të vendit.

"Abdi uroi në emër të UNICEF-it për progresin e jashtëzakonshëm të vendit, të arritur në 30 vitet e fundit. Ai shprehu kënaqësinë që UNICEF-i është partner i Qeverisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme në procesin e reformave", informojnë nga Qeveria.

Kovaçevski dërgoi mesazh për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut njeh vlerat e UNICEF-it dhe është mirënjohëse dhe ofron mbështetje në aktivitetet dhe iniciativat e saj në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, arsimit, mbrojtjes sociale, monitorimit të të drejtave të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve.

Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë Slavica Gërkovska. sa/

foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR