• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: 30 vjet, Banka Botërore ka qenë një partner strategjik i vendit në arritjen e synimeve të zhvillimit

Kovaçevski: 30 vjet, Banka Botërore ka qenë një partner strategjik i vendit në arritjen e synimeve të zhvillimit

Shkup, 25 shkurt 2023 (MIA) - Republika e Maqedonisë së Veriut ka shënuar 30 vjetorin e anëtarësimit në Grupacionin e Bankës Botërore. Në ditën e sotme, 30 vjet më parë, vendi iu bashkua këtij institucioni financiar lider botëror që ndihmon vendet të luftojnë varfërinë dhe të përmirësojnë standardet e jetesës së njerëzve në vendet në zhvillim.

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme nga Banka Botërore, duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë të përmirësohet, veçanërisht pasi ky institucion financiar global ka një kontribut të rëndësishëm në reformimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të  ekonomisë së Maqedonisë.Ministri i Financave, Fatmir Besimi, falënderoi Bankën Botërore për vazhdimësinë e një partneriteti të tillë dhe rezultatet e arritura në zhvillimin e vendit dhe shprehu kënaqësinë që një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

"Nuk është vetëm anëtarësim, janë 30 vite partneritet. Banka Botërore u tregua një partner jashtëzakonisht besnik dhe i përkushtuar, i cili dha një kontribut të veçantë në reformimin dhe modernizimin e të gjitha segmenteve të ekonomisë së Maqedonisë, përmes projekteve investive, numri i të cilave është afër 100 në vlerë prej afër tre miliardë dollarë amerikanë", thotë ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili përfaqëson Republikën e Maqedonisë së Veriut në Bordin e Guvernatorëve të Bankës Botërore.Në 30 vitet e fundit, Banka Botërore ka qenë një partner i përkushtuar i Maqedonisë së Veriut, duke mbështetur vendin në përpjekjet e tij për përmirësimin e standardeve të jetesës, forcimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e mirëqenies. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të përmirësimit të dukshëm të jetës së qytetarëve, tha drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Masimiliano Paoluçi.

Me Bankën Botërore, ne po punojmë në përmirësimin dhe zhvillimin e rrugëve, lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, lidhjen e rrugëve lokale, modernizimin e bujqësisë, përmirësimin e shërbimeve sociale, përmirësimin e arsimit bazë, përmirësimin e efikasitetit energjetik në sektorin publik, ndërtimin efektiv, transparent dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e financave publike dhe të ngjashme.

Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1993 dhe është pjesë e Konstituencës Holandeze. Misioni i Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut fokusohet në inkurajimin dhe mbështetjen e krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe në përmirësimin e standardeve të jetesës përmes zbatimit dhe financimit të projekteve, shërbimeve konsulente dhe kërkimore në drejtim të ngritjes së kapaciteteve, burimeve njerëzore zhvillimin dhe investimet në infrastrukturë.Ndihma nga Banka Botërore në vend është përcaktuar dhe zbatuar në përputhje me Strategjinë e Partneritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore për periudhën 2019 - 2023. Qëllimet e përcaktuara në Strategji janë përmirësimi i mjedisit për një sektor privat konkurrues, zgjerimi i aftësive dhe mundësive për kategoritë më të cenueshme dhe përmirësimibe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj goditjeve.

Bashkëpunimi realizohet përmes projekteve në sektorin e asistencës sociale, shëndetësisë, arsimit, përmirësimit të aftësive, mjedisit të biznesit, zhvillimit të sektorit financiar etj. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR