• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kostovski nga LSDM: Ishim dëshmitarë të fjalimit burrështetëror të presidentit Pendarovski

Kostovski nga LSDM: Ishim dëshmitarë të fjalimit burrështetëror të presidentit Pendarovski

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Ishim dëshmitarë të fjalimit burrështetëror të presidentit, si president i të gjithë qytetarëve. I përfshiu sfidat gjatë viteve të kaluara me fokus të qëllimeve kyçe shtetërore dhe kombëtare anëtarësimit në NATO dhe BE. LSDM e përshëndet faktin që Presidenti Pendarovski fuqishëm mbetet në qëndrimin se shteti duhet të mbijetojë në rrugën evropiane dhe të orientimit properëndimor sepse ajo është alternativa e jonë e vetme, tha deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski në konferencë për media pas fjalimit vjetor të presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend. 

Kostovski shtoi se anëtarësimi në BE nënkupton standard më të mirë për të gjithë qytetarët, paga dhe pensione më të larta, të ardhme të sigurt evropiane për të gjitha gjeneratat e reja, ndërsa siç tha, gënjeshtrat dhe manipulimet për bullgarizim dhe asimilim bashkë me gënjeshtrat se do të humbet gjuha dhe identiteti maqedonas defonitivisht janë humbur. Theksoi se gjuha maqedonase është konfirmuar në BE me Marrëveshjen me FRONTEKS-in, e cila është marrëveshje e parë që e konfirmon këtë, ndërsa Unioni tashmë filloi procesin e angazhimit të përkthyesve për gjuhën maqedonase.

Ai potencoi se në zgjedhjet e ardhshme do të përballen dy blloqe politike, dy koncepte - ai proevropian i kryesuar nga LSDM-ja dhe ai antievropian i kryesuar nga DPMNE dhe E majta. Siç tha, ata janë kërcënim për rrugën evropiane të shtetit dhe për këtë do të mposhten. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR