• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kostovski: Ndryshimet kushtetuese do të sigurojnë konfirmim shtesë të gjuhës dhe identitetit maqedonas

Kostovski: Ndryshimet kushtetuese do të sigurojnë konfirmim shtesë të gjuhës dhe identitetit maqedonas

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski shfaqi bindje se ndryshimet kushtetuese do të sigurojnë konfirmim të gjuhës maqedonase, identitetit, veçorisë, ngjarjeve dhe persponaliteteve lidhur me historinë maqedonase.

"Siç janë siguruar dhe mbrohet me propozimin dhe konkludimet evropiane të sigurura pas tij, gjiha dhe identiteti dhe fillimi i negociatave me BE-në, ashtu propozim ndryshimet e Kushtetutë do të sigurojnë konfirmim shtesë të identitetit maqedonase dhe proces të përshpejtuar të integrimit në BE. BE-ja është alternativa jonë e vetme, mu për arsye ndryshimet kushtetuese janë një hap përpara në rrugën evropiane me çka, pas anëtarësimit në NATO do ta relaizojmë edhe qëllimin e dytë strategjik, e ai është anëtarësimi i plotë në BE deri në vitin 2030", tha Kostovski.

Vlerësoi se pushttei dhe opozita me diskutim dhe argmente në periudhën në vijim duhet të sjellin vendime për të ardhme më të mirë.

Kostovski shtoi se këto ndryshime janë në frymën e Manifestit të Krushevës, KAÇKM-së, Marrëveshjes së Ohrit dhe janë përgatitur nga grupi i përbërë nga ekspertë dhe profesorë të shquar.

"Me futjen në Preambulën e Kushtetutës, komuniteti bullgar në Maqedoni i pranon dhe njeh vendimet e KAÇKM-së për shttein maqeodnas, për gjuhën maqeodnase si parime themelore mbi të cilat sjhtrihet shteti bashkëkohor maqedonas. Këtë mundësi që e kemi para nesh është një dhe e vetme, konsideorj se pjesa më e madhe e deputetëve në Kuvend e shohin perspektivën evropiane si të vërtetë, perspektivë më e mirë për shttein dhe qytetarët. Ne shumë herë më parë edhe vitin e kaluar kur e filluam këtë proces me qëllimet tona serioze thamë se punojmë në mënyrë të përshçpejtuar, por jo të ngutshme, kjo edhe sot është kështu. Prandaj nuk shpejtuam në tërë këto hapa gjatë periudhës së kaluar, të gjitha takimet, porositë i dëgjuam me shumë kujdes, i patëm dhe akoma i kemi parasysh pozicionet tona shtetërore, por i shqyrtojmë ngjarjet gjeopolitike, sollëm dhe sjellim vendime për të ardhme të sigurtë të shtetit tinl për të ardhmen e të gjithël qytetarëve këtu, jo jashtë vendit", nënvizoi Kostovski.

Deputeti tha se vendimet janë me qëllim të mundësimit të së ardhmes së sigurt, dhe jo për pikë politike.

"Kjo rrugë e jona zgjatë shumë, ishim në shumë grupe së bashku me vende të tjera, më mirë se vendet e tjera, por për shkak të të gjitha pengesave që na dolën në rrugë, ato vende u larguan para nesh. Sot dëgjoj deklarata shqetësuese se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi kjo mund të na nodhë sërish, edhe një vend do të shkojë përpara, ndërsa ne do të ngecim në vend, e ndoshta edhe më keq, dotë kthehemi prapa", porositi Kostovski në Komisionin për çështke kushtetuese. ab/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR