Kostadinovski me rastin e 8 Shtatorit: Dashuria e vërtetë ndaj atdheut do të thotë të ndërtohet shteti juridik
- Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski u dërgoi urim të gjithë qytetarëve me rastin e Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatori.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:21, 8 shtator, 2025
Shkup, 8 shtator 2025 (MIA) - Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski u dërgoi urim të gjithë qytetarëve me rastin e Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatori.
"Synimi shekullor për njl Maqedoni të pavarur, sovrane dhe dmeokratike u bë realitet më 8 shtator 1991. Qytetarët në atë ditë e shkruan historinë! Histori për të cilën duhet të jemi krenarë dhe të cilën duhet të festojmë. Por, atë ditë njëkohësisht edhe i detyroi të gjitha gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme, jo vetëm të kultivojnë respekt dhe mirënjohje ndaj paraardhësve tanë, por me vendosmëri, dashuri dhe përgjegjësi të njejtë ta duan atdheun dhe të punojnë për prosperitetin e tij. Sot dashuria e vërtetë ndaj atdheut do të thotë të ndërtohet shteti juridik. Sot, akt i patriotizmit madhor paraqet përkushtimi i vërtetë ndaj sundimit të së drejtës", thuhet në urim. ab/
Foto: МIА arkivi