• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kostadinovski: Kultura kushtetuese-juridike, gjyqësore dhe politike në fokus të bashkëpunimit mes Gjykatës kushtetuese dhe Fakultetit juridik "Justiniani i Parë"-Shkup

Kostadinovski: Kultura kushtetuese-juridike, gjyqësore dhe politike në fokus të bashkëpunimit mes Gjykatës kushtetuese dhe Fakultetit juridik

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe dekani i Fakultetit juridik "Justiniani i Parë", Sasho Georgievski sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Me këtë Memorandum fillon realizimi i një prej prioriteteve kryesore të kryetarit të Kushtetueses i cili gjatë ndërmarrjes së funksionit paralajmëroi se do të angazhohet për intensifikim të bashkëpunimit dhe interaksionit të Gjykatës kushtetuese dhe shkencës, kumtuan sot nga Gjykata kushtetuese.

Dekani i Fakultetit juridik shprehi kënaqësi nga bashkëpunimi dhe paralajmëroi mbështetje të fuqishme dhe aktive nga shtresa për çështje thelbësore shoqërore-juridike, me theks në temat nga gjyqësia kushtetuese.

Memorandumi parasheh edhe organizim të përbashkëta të punëtorive, konferencave dhe ngjarjeve të ngjashme për çështje të së drejtës kushtetuese, gjyqësisë kushtetuese dhe të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit të caktuara me Kushtetutë, vendosjes së bashkëpunimit për angazhim të punëtorive shkencore në[ punën e Gjykatës, si dhe pjesëmarrje të përfawësuesve të Fakultetit jurudik të konferencave.

Nga Gjykata kushtetuese shtojnë se Bashkëpunimi mes Gjykatës dhe Fakultetit juridik do tër ealizohet përmes koordinimit të rregullt të prëfaqësuesve të palëve që do të mbahet së paku njëherë në çdo tre muaj. ab/

Foto: Gjykata kushtetuese

 

 

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR