Kostadinovski kryesues i ri i Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese, është paralajmëruar forum në Shkup në vitin 2026
- - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga sot, do të kryesojë Forumin Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese (BCCF) vitin e ardhshëm dhe do të jetë nikoqire e Forumit të 4-t, i cili do të mbahet në vend, më 12 dhe 13 nëntor 2026. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, zyrtarisht mori kryesimin e Takimit të 3-të Vjetor të Forumit Ballkanik, i cili u mbajt në Antalia, Republika e Turqisë.
- Post By Fitore Curri
- 12:31, 15 nëntor, 2025
Shkup, 15 nëntor 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga sot, do të kryesojë Forumin Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese (BCCF) vitin e ardhshëm dhe do të jetë nikoqire e Forumit të 4-t, i cili do të mbahet në vend, më 12 dhe 13 nëntor 2026. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, zyrtarisht mori kryesimin e Takimit të 3-të Vjetor të Forumit Ballkanik, i cili u mbajt në Antalia, Republika e Turqisë.

Kostadinovski, siç njoftuan nga Gjykata Kushtetuese, do ta përfaqësojë Forumin në tubime rajonale dhe ndërkombëtare dhe konferenca gjatë vitit të ardhshëm.
“Në seancën e posaçme kushtuar çështjeve kyçe që lidhen me statusin e Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese, kryetari Kostadinovski i informoi gjykatat e tjera anëtare se në Forumin e 4-t, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si mysafir nderi do të marrë pjesë kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Kristof Grabenvarten, ndërsa do të ftohen mysafirë specialë nga Komisioni i Venecias, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, përfaqësues nga gjykatat e Egjiptit, Spanjës dhe Azerbajxhanit”, bëhet e ditur në kumtesë.
Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se këtij vendimi i parapriu miratimi i Statutit dhe të Deklaratës së Antalias në Forum me të cilin anëtarët u angazhuan në synimet me të cilat do të sigurohen parimet e sundimit të drejtësisë, demokracisë dhe promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në vendet ballkanike.
“Me këto dy dokumente të rëndësishme, gjykatat anëtare të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese konfirmuan ekzistencën e BCCF-së si një organ i përhershëm dhe platformë gjyqësore e pavarur për juridiksione të rëndësishme kushtetuese midis vendeve të rajonit të Ballkanit, si dhe nevojën për të miratuar një Statut të veçantë që përcakton strukturën organizative të Forumit”, thuhet në kumtesë.
Sesioni kushtuar BCCF u mbajt në kuadër të Konferencës së 3-të vjetore në të cilën foli kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski. Në fjalimin e tij foli në “Standardizimin e të drejtave të njeriut dhe rolin e drejtësisë kushtetuese”.
Forumi Ballkanik i Gjykatave Kushtetuese u krijua në tetor 2023 me iniciativën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë. Në Takimin e parë Vjetor, kryetarët e Gjykatave Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi dhe themelimi të Forumit. fc/
Foto: Gjykata Kushtetuese