• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska:Për renovim cilësor të monumentit "Ilinden" në Krushevë na duhet ndihmë e huaj

Kostadinovska-Stojçevska:Për renovim cilësor të monumentit

Krushevë, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Do të na duhet ndihma e huaj për renovimin cilësor të monumentit “Ilinden” ose më konkretisht "Makedonium". Presim që dokumentacioni të përfundojë në janar që të kemi një rindërtim cilësor dhe të plotë, sepse është një proces i komplikuar, tha Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministre e Kulturës gjatë vizitës së sotme në Krushevë. Konsultimi i mëparshëm i ekspertëve nga Polonia nuk ishte i kënaqshëm për Ministrinë e Kulturës.

"Renovimi i vitrazheve të monumentit “"linden" apo konkretisht "Makedonium" është obligim specifik. Ne kishim ftuar ekspertë nga Polonia të cilët përgatitën një projekt konceptual, por megjithatë, për shkak të specifikës së punës, përgjigja që morëm nuk ishte e kënaqshme, pra nuk morëm përgjigje pohuese se mund të vazhdojnë me rikonstruimin, pra me rindërtimin e plotë të vetë monumentit "Makedonium".  Ne si Ministri e Kulturës investojmë çdo vit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për rregullim apo mirëmbajtje, por problemi më i madh është vetë ndërtimi. Pikërisht për këtë biseduam me kryetarin e komunës së Krushevës. Tashmë në gjysmën e parë të janarit ta përfundojmë projektin e krijuar nga Enti dhe Muzeu – Prilep që edhe ne të kërkojmë ndihmë të huaj dhe të kemi mundësi të ndajmë para të mjaftueshme për buxhetin në vitin 2024 dhe të rindërtojmë tërësisht "Makedoniumin". Tani qëllimi është të shohim se çfarë lloj dokumentacioni na nevojitet, qoftë një projekt bazë apo konceptual. Investimi për çdo vit është bazuar në arsye të tjera dhe jo për t'iu afruar rindërtimit të plotë", deklaroi Kostadinovska-Stojçevska.

"Makedoniumi" është në dhjetë ndërtimet më specifike nga fusha e Monumenteve të kulturës në nivel ndërkombëtar, kur bëhet fjalë për trashëgimi kulturore të mbrojtur. Ne duhet të dimë se si të qasemi. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR