• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska nga Krivogashtani: Me dotacion kapita prej 4.5 milionë, komuna bëhet me qendër multifunksionale

Kostadinovska-Stojçevska nga Krivogashtani: Me dotacion kapita prej 4.5 milionë, komuna bëhet me qendër multifunksionale

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot e vizitoi Komunën e Krivogastanit, ku bisedoi me kryetarin e komunës Nikollçe Miskoski për realizimin e projektit investues të mbështetur nga dotacionet kapitale nga Ministria e Kulturës në vlerë prej 4,5 milionë denarë.

Në takim, Kostadinovska-Stojçevska e përshëndeti iniciativën dhe angazhimin maksimal të komunës, e cila duke i shqyrtuar nevojat e qytetarëve, e propozoi projektin për adaptimin me ridedikim të sallës ortive në sallë multifunksionale për realizimin e aktiviteteve dhe manifestimeve kulturore. 

 

Ajo theksoi se është një projekt me të cilin komuna merr mbështetje për herë të parë që nga ekzistenca e saj, ndërsa ky është vetëm një konfirmim për kujdesin  e Ministrisë së Kulturës për zhvillimin kulturor lokal.

 

 

 Kryetari Miskoski tha se mjetet e marra me dotacionet kapitale janë konfirmim se me investimin në projekte kulturore në zonat rurale, dukshëm  do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve në komunë dhe do të mundësohet zhvillim i balancuar kulturor rajonal.

 Foto: Ministria e Kulturës

 

QËNDRONI TË LIDHUR