• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Kodi i identitetit maqedonas është i shënuar edhe në veprat letrare maqedonase

Kostadinovska-Stojçevska: Kodi i identitetit maqedonas është i shënuar edhe në veprat letrare maqedonase

Shkup, 23 prill 2023 (MIA) - Kur festojmë librin dhe kuptimin e së drejtës së autorit, theksojmë letërsinë maqedonase, por edhe atë botërore, nevojën dhe kuptimin për të lexuar dhe shkruar në gjuhën tonë, për të përkthyer veprat tona në gjuhët e botës. Ajo çon në ndërgjegjësimin më të madh të identitetit kulturor dhe kombëtar dhe forcimin e vlerave kulturore, duke na bërë më konkurrues në botën globale. Kështu thuhet në urimin e ministres së Kulturës Bisera Kostadinosvka - Stojçevska me rastin e 23 Prillit - Ditës Botërore të Librit dhe së Drejtës së Autorit.

Në këtë proces të gjallë, siç u tha, ne mbetemi konsekuent me respektimin e gjuhës amtare, me respektin për diversitetin dhe vazhdojmë me promovimin e veprave nga kultura maqedonase si dhe nga kultura e të gjitha gjuhëve duke ndjekur tendencën globale - letërsia dhe kultura të bëhen një e mirë e përbashkët publike botërore.

"Të gjithë shkrimtarëve, botuesve, publicistëve, kritikëve letrarë dhe krijuesve në fushën e letërsisë, ju uroj Ditën Botërore të Librit dhe së Drejtës së Autorit, me urimin që gjithmonë të frymëzoheni nga një fjalë e bukur që do t'i pushtojë lexuesit në mbarë botën. Ministria e Kulturës do të vazhdojë t'ju mbështesë, me përpjekje që nga viti në vit të rritet përkrahja", thuhet në urimin e ministres së Kulturës Bisera Kostadinosvka - Stojçevska. sa/

Foto: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR