• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Jemi të përkushtuar në bashkëpunimin me UNESKO-n, me aktivitete të përbashkëta do ta mbrojmë trashëgiminë kulturore të Ohrit

Kostadinovska-Stojçevska: Jemi të përkushtuar në bashkëpunimin me UNESKO-n, me aktivitete të përbashkëta do ta mbrojmë trashëgiminë kulturore të Ohrit

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut në vitin 2023 vazhdoi të punojë me përkushtim në ruajtjen e statusit të Rajonit të Ohrit dhe të përmbushjes së rekomandimeve nga misionet reaktive monitoruese të UNESKO-s dhe trupat e tij adekuat në vitin 2017 dhe në vitin 2020, u cek në mbledhjen e sotme të gjashtë të Komisionit nacional për UNEKSO.

Mbledhjen e kryesoi ministrja e Kulturës dhe kryetare e Komisionit nacional për UNESKO, Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Ajo foli për Raportin për gjendjen me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit dhe përparimin e zbatimit të vendimit të Komitetit për trashëgimi botërore.

"Duke e konfirmuar raportin e hapur dhe të partneritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Shqipërisë ndaj Qendrës për trashëgimi botërore dhe trupave këshilldhënës, në janar 2024 kërkuam Mision të përbashkët reaktiv monitorues të Qendrës për trashëgimi botërore të UNESKO-s dhe trupave këshilldhënës, që do të realizohet nga fundi i marsit 2024", tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ajp përmendi se misioni do të reralizohet në mëynrë që të vlerësohet gjendja momentale me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit me udhëzime për aktivitetet e ardhshme me qëllim të mbrojtjes adekuate të trashëgimisë.

Anëtarët e Komisionit nacional u informuan edhe për Planin e reviduar strategjik për rehabilitim të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit (2023 - 2030). Ministrja e Kulturës konfirmoi se në procedurën për revidim të Planit strategjik, të cilin e përpunoi ekipi i ekspertëve nga të dy shtetet, janë implementuar edhe rekomandimet dhe vërejtjet e përmbajtura në mendimin e trupit këshilldhënës të UNESKO-s - Organizatës ndërkombëtare për përmendore dhe lokalitete, IKOMOS.

Kostadinovska-Stojçevska informoi se gjendja me mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit do të shqyrtohet në mbledhjen e 46-të të Komitetit për trashëgimi botërore të UNESKO-s që duhet të mbahet në korrik 2024, kur edhe do të pasojë miratimi i vendimit të ri për statusin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të Rajonit të Ohrit.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit nacional të UNENSKO-s u shqyrtuan dhe u ranguan projejtet e parashtruara në Konkursin për parashtrim të propozim-projekteve në suaza të Programit për participim të UNESKO-s për periudhën 2024 - 2025.

Kostadinovska-Stojçevska theksoi se në afatin e dhënë në konkurs, i cili ishte publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës dhe të Sektorit për bashkëpunim me organizata joqeveritare pranë Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, arritën nëntë propozim-projekte nga sferat programore: arsim, shkencë, kulturë dhe mjedis jetësor. ab/

Foto: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR