• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kostadinovska-Stojçevska: Bashkëpunimi kulturor me Bullgarinë është në një nivel shumë të mirë

Kostadinovska-Stojçevska: Bashkëpunimi kulturor me Bullgarinë është në një nivel shumë të mirë

 

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) – Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska vlerësoi se bashkëpunimi kulturor me Bullgarinë është në nivel shumë të mirë. Ajo thotë se për shkak të disa ngjarjeve të periudhës së kaluar ka pasur një ndalesë të vogël në sferën kulturore, por shprehu bindjen se kjo nuk ka ndikuar në entuziazmin për bashkëpunimin bullgaro-maqedonas në fushën kulturore.

"Pikërisht në periudha të caktuara për shkak të zhvillimeve të caktuara ka pasur një lloj ndërprerjeje të vogël, por kjo nuk ka ndikuar në entuziazmin e asnjërës palë se a do të bashkëpunojnë", theksoi Kostadinovska-Stojçevska.

Ministrja sonte në e ftuar në televizionin Sitel, i vuri në dukje zhvillimet e caktuara në sferën kulturore si shembull pozitiv në drejtimin në të cilin po ecën bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve.

"Tashmë Opera dhe Baleti i Maqedonisë së fundi ishte mysafire në Plovdiv, me shfaqjen Zonjat nga Avignon patën një paraqitje fenomenale, publiku ishte shumë i kënaqur dhe gjithashtu në këtë moment Muzeu Arkiv i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka një bashkëpunim të mirë me Muzeun në Bullgari. Bashkëpunimi kulturor është në një nivel shumë të mirë", tha ministrja.

Informon se iniciativa për hapjen e zyrës së qendrës ekzistuese të kulturës maqedonase në Bullgari është dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe procedura mes dy ministrive tashmë ka filluar. Kostadinovska-Stojçevska, siç tha, pret rezultat pozitiv.

Për zhvillimet e fundit me klubin maqedonas “Nikola Vapcarov” në Bllagoevgrad, të cilit i është refuzuar regjistrimi, tha se klubi figuron si shoqatë e qytetarëve, ndërsa ministria ka kompetencë të reagojë vetëm ndaj institucioneve shtetërore me të cilat bashkëpunon.

Lidhur me reagimet për shumën e përcaktuar për mbajtjen e Makefestit tradicional në konkurset për financimin e projekteve me interes kombëtar të shpallura nga Ministria e Kulturës, tha se për një manifestim kaq serioz është dashur të ketë qasje më serioze gjatë aplikimit.

Sipas saj, duhet të rishikohen edhe kriteret për vlerësimin e projekteve, për atë se çfarë është me interes publik dhe kombëtar gjatë financimin të tyre përmes tenderëve publikë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR